Prof. Adnan Simnica
Shqiptarët janë populli i vetëm mysliman autokton në Europë, prandaj Islami reflekton identitetin tonë shqiptar, dhe mbulesa islame (shamia), gjithashtu.
Atë e mbajtën gjyshet e stërgjyshet tona prej më shumë se shtatë shekujsh. Madje e mbajtën nënat e bekuara të heronjve tanë, siç është Nana Zahide Jashari, e shumë të tjera.
Prandaj mos u çuditni kur herën tjetër ta vizitoni Spitalin e Prishtinës etj, jo vetëm katër infermiere të mbuluara nga gjashtë sa i keni takuar, por do t’i gjeni të gjashtat të mbuluara (me lejen e Zotit xh.sh.).
Madje në shumë shkolla e institucione shtetërore takon femra me mbulesë islame, me namaz e Ramazan, prandaj nëse shqetësoheni kaq shumë, mos i vizitoni fare shkollat, spitalet, çerdhet etj.
Ato janë shqiptare, vajza e motra tonat, autoktone e profesionale, e, nuk kanë ardhur nga Korea, e, as nga Kuba.
Islami dhe shqiptarët janë të mishëruar mes vete, prandaj edhe depërtimi i praktikuesve mysliman nëpër institucione dhe i mbulesës islame nuk përbën problem për avancimin e shtetit, sepse Europa tashmë e ka tejkaluar këtë “problem”.
Aq më tepër, kjo nuk ka të bëjë fare me ideologji politike e as me Islamin politik, por, me Islamin burimor, tradicional dhe gjithëpërfshirës.
Meqë ju të dy jeni të komunitetit katolikë, dijeni se ne kur shkojmë në spitale, shkolla etj, dhe takojmë aty mjeke apo mësuese shqiptare katolike, nuk frustrohemi e as nuk shqetësohemi fare, sepse janë motra tonat nga aspekti kombëtar, e ju shqetësohuni me Islamin e Shaminë, por me këtë dëshmoni mohimin e qartë të identitetit tuaj shqiptar.
Me këtë metodë nuk do të arrini kurrë të bëni përçarje ndërfetare tek ne, prandaj jeni të dështuar, dijeni!
Ju lutem, mos u merrni me çështje të tilla, por merruni me drogën, dhunën e dukuritë negative që kanë kapluar të rinjtë tanë, të cilat po rrezikojnë seriozisht ardhmërinë e mirëfilltë.
Ai që është fetar mysliman i mirëfilltë, gjithsesi është edhe kombëtar i shkëlqyeshëm.
Zot, ruaje popullin tonë, amin!
Nga: Prof. Adnan Simnica