1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

I shpërblyer nga shefi ku punonte prej 17 vitesh duke ia paguar shpenzimet për haxh

Më të lexuarat

Dje 996 haxhileret e ardhshëm nga Bosnja dhe Hercegovina udhëtuan për në haxh në Arabinë Saudite.

Njëri prej tyre që dje udhëtoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës drejt Arabisë Saudite është Edin Pekiq nga Bërçko.

Siç tha për portalin “Avaz”, për të harxhimet e haxhit janë bërë nga shefi për të cilin punon prej 17 vitesh.

– Kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme. Është diçka që nuk e kam përjetuar më parë. Unë shkoj pa e patur në plan, edhe pse njeriu përpiqet gjithë jetën ta kryej haxhin . Në këtë mënyrë jam shpërblyer nga shefi ku punoj prej 17 vitesh. E lus Allahun që ta shpërblejë me shpërblimin më të madh. tha Pekiq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit