-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Paradat e turpit

Më të lexuarat

Hoxha i njohur nga Shqipëria, Justinian Topulli ka reaguar në rrjetin social Facebook, për organizimet e turpit të homoseksualëve. Ai është shprehur kështu:
Para disa vjetësh, më kujtohet një nga aktivistet e njohura shqiptare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut kur thoshte në një TV, se homoseksualët në Shqipëri kërkojnë vetëm të mos diskriminohen apo dhunohen nga shoqëria pse janë të tillë, ndërkohë që nuk kërkojnë aspak të organizojnë parada krenarie, siç bëjnë të tjerët nëpër botë. Muajt dhe vitet kaluan dhe nga ligjet e veçanta që u bënë për t’i mbrojtur ata nga diskriminimi i supozuar, ata kaluan tek demonstrimi i forcës nëpër rrugët e Tiranës dhe të Prishtinës së fundmi, në atë që ata e quajnë “paradë krenarie”. Krenarë se janë perversë!

Homoseksualizmi në të gjitha fetë me origjinë qiellore, dhe jo vetëm, si dhe në të gjitha vendet dhe kulturat globale ku këto fe janë përhapur, dhe jo vetëm, e kanë konsideruar këtë sjellje si perversitet shumë më të turpshëm sesa imoraliteti mes një mashkulli dhe një femre, për vetë faktin e thjeshtë e të pakundërshtueshëm se një ves i tillë është i panatyrshëm, me gjithë britmat histerike të atyre që thonë të kundërtën e kësaj të vërtete biologjike. Kështu që një paradë për t’u krenuar me një ves të tillë, nuk mund të jetë gjë tjetër, vetëm se një paradë turpi, ves, i cili kërkon që përmes demonstrimit të forcës, të kthehet në normë dhe vlerë që i imponohet shoqërisë në mënyrë atavike.

Paradat zakonisht janë procesione publike të një numri të madh njerëzish që kremtojnë një festë apo një datë të shënuar, apo edhe demonstrojnë besnikërinë, forcën dhe përkatësinë ndaj një vendi apo parimi, siç janë zakonisht paradat ushtarake që mbahen kudo nëpër botë. Paradat e këtyre njerëzve me ngjyrat e ylberit -që pa të drejtë e kanë kthyer një nga fenomenet më mahnitëse në natyrë, në simbol të tyre- nuk janë gjë tjetër, vetëm se kremtim i perversitetit dhe i turpit dhe demonstrim force kundra vlerave tradicionale të shoqërisë. Si të tilla, këto parada mund të merren si një akt triumfi ndaj çdo vlere fetare e kombëtare, tradicionale, kulturore apo konservatore, që e percepton këtë sjellje seksuale si imorale dhe perverse. Thjesht dhe shkurt, parada e këtyre njerëzve është një akt shpalljeje fitoreje për një luftë të papërfunduar, me synimin e vetëm për ta fituar këtë luftë me shoqërinë, përmes imponimit psikologjik të të bërit të gjërave de fakto.

Para një viti në Londër, më 11 Qershor nisi një tjetër risi turpi me paradën ‘World Naked Bike Ride’, ku pjesëmarrësit shëtisnin cullak majë biçikletave për të protestuar, siç thonë ata, kundra varësisë globale nga nafta, apo edhe për të kremtuar lirinë e trupit!
Këto lloj protestash, paradash dhe kremtimesh me hallatet përjashta dhe për lirinë e hallateve, janë kulmimi i banalitetit, të cilit nuk i dihet caku fundor, sepse fantazia perverse njerëzore nuk ka fund as në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit