-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Udhëheqësi serb i Bosnjës thotë se “plani i shkëputjes është shtyrë për shkak të luftës në Ukrainë”

Më të lexuarat

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës i ka detyruar nacionalistët serbë të Bosnjës të shtyjnë planet për të tërhequr rajonin e Republika Srpska (RS) nga institucionet kombëtare të Bosnje-Hercegovinës.

Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë të hënën anëtari serb i Presidencës së BeH, Milorad Dodik.

Duke folur në një sesion të parlamentit të RS në qytetin e Banja Lukës, Milorad Dodik njoftoi se dalja nga institucionet kryesore federale për të arritur sovranitetin është shtyrë.

Dodik gjithashtu vuri në dukje se ata janë kundër vendosjes së sanksioneve të Bosnjë-Hercegovinës ndaj Rusisë.

RS do të mbajë pozicionin e saj “neutral” për luftën në Ukrainë, ka shtuar ai.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund Luftës së Bosnjës krijoi një sistem kompleks të dyfishtë federativ të dy entiteteve kryesore – Republika Srpska dhe Federata Kroato-Boshnjake e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Dhe telashet më të rënda politike të vendit që nga fundi i luftës nisën korrikun e kaluar, kur zyrtarët serbë filluan të bojkotojnë institucionet federale pasi Përfaqësuesi i Lartë në largim Valentin Inzko prezantoi një ligj të ri që ndalon mohimin e gjenocidit dhe kriminalizon glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Kriza u përshkallëzua në tetor kur Dodik, kreu i Republika Srpska, njoftoi se po largohej nga institucionet kryesore federale “për të arritur sovranitetin”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit