4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Koreja e Jugut dhe SHBA lançuan 8 raketa si kundërpërgjigje ndaj Koresë së Veriut

Më të lexuarat

Dje, Koreja e Veriut lëshoi të paktën tetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, dy ditë pas përfundimit të një stërvitjeje të përbashkët ushtarake nga Koreja e Jugut dhe SHBA në ujërat ndërkombëtare

Koreja e Jugut dhe SHBA lançuan tetë raketa në Detin Lindor në përgjigje të lançimit të raketave nga ana e Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lançimet e raketave herët në mëngjes “demonstruan aftësinë dhe qëndrimin për të nisur sulme të menjëhershme precize”, tha agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit.

Dje, Koreja e Veriut lëshoi të paktën tetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor, testi i tretë raketor që nga inaugurimi i presidentit të ri të Jugut, Yoon-Seok-yeol muajin e kaluar dhe i 18-ti që nga fillimi i vitit 2022.

Lançimet e fundit të raketave erdhën dy ditë pas përfundimit të një stërvitjeje të përbashkët ushtarake nga Koreja e Jugut dhe SHBA në ujërat ndërkombëtare në Okinawa, duke mobilizuar USS Ronald Reagan, një aeroplanmbajtëse me energji bërthamore, me sa duket për të dërguar një mesazh të ashpër kundër testeve të vazhdueshme raketore të Koresë së Veriut.

Që nga viti i kaluar, tensionet janë rritur në Gadishullin Korean pasi Veriu dhe Jugu janë përfshirë në stërvitje të shpeshta ushtarake, në demonstrim të fuqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit