Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, po qëndron në Bratisllavë, në Forumin GLOBSEC 2022, ndërsa gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, dhe i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj në një shkrim në rrjetin social Facebook po ashtu bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm të Austrisë, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës! Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/