-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rikthehet panairi i librit në Prishtinë pas dy vitesh mungesë

Më të lexuarat

Me moton “Libri mbron mendjen.” vjen edicioni i 22-të i kryengjarjes së librit në Kosovë.

Panairi i 22-të i librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2022 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 7 qershor, në orën 12:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 12 qershor, në orën 18:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.
Hyrja për vizitorë: Pa pagesë!
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj, rreth 2000.
Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 6000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rêndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes, librarë.

/mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit