-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

*Rrobat e vajzave* – Thirrje nga thellësia e shpirtit

Më të lexuarat


👗 Nga gjërat e shëmtuara që është përhapur në shtëpi, festa dhe vende publike si tregje dhe vende argëtimi..
👗 Tejkalimi i normave në rrobat e vajzave të vogla, të cilat nuk janë thjeshtë veshje, por ushtrim për zhveshjen nga turpi…
👗 Rroba të shkurtra, gjysmë të zhveshura, pëlhura të mbetura të hedhura mbi trupat e vegjël të cilat nuk e kuptojnë gabimin por hidhen drejt humnerës së imitimit.
👗 Meqenëse unë jetoj në mjedisin femëror, jam e sigurt se nëna është përgjegjësja kryesore për veshjen e vajzave të vogla.
👗 Është ajo që neglizhon në blerjen e këtyre rrobave madje i kërkon ato me dëshirën e saj.. dhe ka aftësi të mahnitshme ti kalojë ato rroba tek babai, e të marrë aprovimin e tij nëse ai është strikt në këtë.
👗 Kur do ta kuptojë nëna shëmtinë e atyre rrobave dhe madhështinë e atij trupi që ka nevojë të rritet në thesarin e turpit?
👗 A ka veshë që dëgjojnë dhe mendje që kuptojnë se këto vajza të vogla janë dhuratë nga Krijuesi, të cilat formohet në duart e edukuesit në një moshë të artë, ku është mundësia për të ngulitur në to etikën e turpit dhe veshjes së hijshme?
👗 Ndryshe nga faza e adoleshencës në të cilën zakonisht vajza kërkon të jetë e pavarur, edukimi është më i lodhshëm dhe është vështirë të modifikohen veshjet me të cilat është mësuar vajza qysh në fëmijëri.
👗 Le t’i bëjmë thirrje çdo nëne që t’i besojë shijes së saj, sepse ajo është më e bukura, dhe ta nënshtrojë modën e ta formulojë atë sipas gustos të cilën na e ka servirur Islami.. sepse në të nuk ka nevojë për asgjë-me lejen e Allahut- nuk ka nevojë që të zbritet në nivelin e atyre që nuk e njohin ‘turpin’ dhe nuk e pretendojnë hijeshinë.
👗 O nënë! Kërko në treg për rroba të hijshme dhe përsërite pyetjen dhe kërkesën tënde nëpër dyqane, sepse kërkesa jonë e rrobave të hijshme bën që ata të na I ofrojnë ato sepse tregtarët sjellin atë produkt që kërkohet.
👗 Mbyllja derën shejtanit nga e cila hyn për të zbukuruar ato me pretendimin se vajza jote është ende e vogël, kështu do të qëndrojë gjatë duke të gjetur pretendime dhe duke t’i zbukuruar këto veshje.
👗 Preja thirrjen e këtij të mallkuari me fjalën e Profetit tënd -salAllahu alejhi ue selem- (.. ”Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj.”..).
👗 Le të bashkëpunojmë së bashku për përgatitjen e brezave tek të cilët do të rrënjosim krenarinë për fenë e tyre dhe çka ndodhen në të nga moralet, parimet dhe sjelljet me të cilat ata krenohen.
📌 Bedrije Salih el-Tuwexhri
📝Përkthim: F.Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit