4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kuba nën shok: shpërthimi që morri 22 jetë në Havana

Më të lexuarat

Presidenti Miguel Diaz-Canel tregon shkakun: s’ishte sulm!

Shpërthimi në një hotel në qendër të Havanës vrau 22 dhe plagosi më shumë se 70 persona. Por mes të vdekurve nuk kishte asnjë të huaj.

Presidenti Miguel Diaz-Canel i tha televizionit kuban se shkaku më i mundshëm i shpërthimit në hotelin Saratoga ishte një rrjedhje gazi.

“Kjo nuk është aspak një bombë apo një sulm,” i tha ai Reuters pasi doli nga spitali Calixto Garcia ku u shtruan të plagosurit.

“Është një aksident”, shtoi ai.

Shpërthimi shkaktoi për pak kohë panik në lagjen historike të Havanës, e cila gradualisht filloi të priste sërish turistë pasi pandemia goditi rëndë sektorin e turizmit të ishullit të Karaibeve.

Shpërthimi tronditi gjithashtu një shkollë aty pranë me më shumë se 300 nxënës. Një fëmijë u vra dhe të paktën 15 u plagosën, tha ministria e shëndetësisë.

Hoteli ishte i mbyllur dhe në momentin e shpërthimit vetëm punëtorët po përgatiteshin për hapjen e tij brenda disa ditësh, tha televizioni shtetëror, duke cituar Robert Enrique Calzadilla, një zëdhënës i një firme ushtarake që menaxhon shumë hotele në shtet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit