-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Blloku i Afrikës Perëndimore në kërkim të zgjidhjes për problemin në rritje të sigurisë

Më të lexuarat

Shefat e Shtabit të vendeve të ECOWAS-it u mblodhën në Akra, kryeqyteti i Ganës, me synimin për të gjetur zgjidhje për problemet në rritje të sigurisë në rajon

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) deklaroi se dëshiron më shumë bashkëpunim ushtarak për shkak të problemeve në rritje të sigurisë në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefat e Shtabit të vendeve të ECOWAS-it u mblodhën në Akra, kryeqyteti i Ganës, me synimin për të gjetur zgjidhje për problemet në rritje të sigurisë në rajon.

Ministri i Mbrojtjes i Ganës, Dominic Nitiwul, në fjalën e tij në takim, tha se problemet e sigurisë janë shqetësuese, duke kërkuar bashkëpunim më të madh ushtarak.

Duke vënë në dukje se më shumë se 5.300 sulme janë kryer në rajon në tre vitet e fundit, Nitiwul tha se rreth 16 mijë njerëz kanë humbur jetën në këto sulme.

Ai tha se nevojitet më shumë shkëmbim të inteligjencës për të monitoruar nga afër organizatat terroriste që veprojnë në rajon.

“Si profesionistë, ne duhet të vendosim të groposim dallimet tona të imponuara nga kombësia dhe kultura jonë, dhe të ecim përpara me një bashkëpunim më të madh”, deklaroi Nitiwul.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit