Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV që po viziton Qendrat Islame në Austri me autorizimin e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në përbërje të Myftiut të Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI H. Irsal ef. Jakupi dhe Myftiut të Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti dhe Myftiut të Ohrit H. Samet ef. Ajdari.
Ata në ditën e fundit të agjendës së tyre, vizituan Xhaminë NUR në Vjenë ku BFI e RMV e përfaqësoi Myftiut të Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, ndërsa në Xhaminë Ymer Prizreni në Grac të Austrisë prezantoi Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli. Ndërsa Qendrën Islame në Minhen të Gjermanisë, e vizitoi Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, me ç’rast bënë përmbylljen e vizitave Evropiane Austri- Gjermani, për këtë muaj të bekuar të Ramazanit.
Në vizitat që i patën në këto qytete perëndimore, delegacioni i BFI përcollën selamet e Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai duke falënderuar këto xhematë të mrekullueshëm, për gjithë kontributin në organizimin e jetës fetare si në vendet ku punojnë ashtu edhe në vendlindje.
Zoti i shpërbleftë me të mirat e Tij në këto ditë të bekuara të Ramazanit të gjithë mërgimtarët tanë kudo që ndodhen.