O Allah! Ty të takon i krejt falënderimi, Ty të takon e krejt mirënjohja, dhe tek Ti kthehen krejt gjërat, ato publike dhe ato të fshehtat.
Salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhammedit, ﷺ, familjes së tij dhe të gjithë pasuesve të tij deri në Ditën e Gjykimit.
O Allah! Unë kam hoxhallarë e mësues, prindër, grua dhe fëmijë, vëllezër e motra, familje dhe miq e shokë, fqinjë dhe kolegë…
O Allah!
Mos lejo të dalin nga Ramazani pa u falë krejt mëkatet e tyre, pa ua rregulluar tërësisht gjendjen e tyre, pa ua mbuluar krejtësisht të metat e tyre, pa ua forcuar besimi e tyre, pa ua realizuar dëshirat e tyre, me Mëshirën Tënde o Allah, Ti që je i Gjithëmëshirshëm!
O Allah!
Ditën e fundit të Ramazanit bëje me gëzim të plotë, duke ua plotësuar agjërimin, duka i liruar nga zjari i xhehenemit, duke ua falur mëkatet dhe duke u dhënë pasuri me bollëk!
O Allah!
Ruaji nga çdo mëkat që ua ndalon pasurinë, ua prish agjërimin dhe ua humb shpërblimin!
O Allah!
Mundësova të arrijnë Natën e Kadrit, jepu pozita të vlefshme dhe të larta në dunja dhe ahiret!
O Allah!
Bëji ata pronar i shpirtit të pastër, zemrës falënderuese, fytyrave përgëzuese, jepu pozitat e këndshme në Xhenet, fundin e mirë dhe Darus-Selamin!
O ALLAH!
Jepu prej të mirave të dunjasë dhe ahiretit, regjistroi nga mesi i atyre që ia ka ndaluar zjarit të djeg fytyrat e tyre, Ti O Allah që je Falës!
Salavat dhe selam i dërgojmë Muhammedit, ﷺ.
#Ramazan2022 #NataeKadrit