9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ekspertët analizojnë rreth të ardhmes dhe sfidave të ekonomisë dixhitale islame

Më të lexuarat

Arabia Saudite po arrin me shpejtësi qëllimin e saj për t’u bërë qendra globale për investimet në përputhje me ligjin e sheriatit, në mes të sfidave rreth qëllimit të rritjes së industrinë në mënyrë të sigurt duke përdorur teknologjinë më të fundit dixhitale.

Këto çështje u ngritën të martën në ceremoninë e hapjes së “Simpoziumit të 42-të të Ekonomisë Islame El-Berake”. Në mesin e atyre që morën pjesë në këtë simpozium ishte princi Saud bin Khalid Al-Faisal, zëvendës guvernator i Medinës, në emër të guvernatorit të qytetit morri pjesë princi Faisal bin Salman bin Abdulaziz. I pranishëm ishte edhe princi Dr. Mamduh bin Saud bin Thunayan, president i Universitetit Islamik të Medinës.

Simpoziumi i këtij viti u titullua “Të parashikojmë të ardhmen e ekonomisë dixhitale” dhe përfshinte pjesëmarrjen e ekspertëve kryesorë të ekonomisë, financave dhe investimeve.

Simpoziumi filloi me një fjalim të Abdullah Saleh Kamel, kryetar i bordit të Forumit Islamik të Ekonomisë El-Berake, i cili hulumtoi rreth historisë së forumit deri tek themeluesi i tij, biznesmeni i ndjerë Sheikh Saleh Kamel, 42 vjet më parë.

Kamel njoftoi gjithashtu për lansimin e çmimit “Saleh Abdullah Kamel” që synon të njoh inovatorët në financat islame, si individë ashtu edhe organizata. Ai tha se Arabia Saudite po bënte përparim të konsiderueshëm duke u bërë qendra kryesore në botë për financat islame.

Në fjalimin e tij, Dr. Fahad Aldossari, zëvendësguvernator i Bankës Qendrore Saudite për kërkime dhe çështjet ndërkombëtare, tha se industria globale kishte vlerë 7.2 trilionë dollarë, ndërsa asetet e saj në Mbretërinë e Bashkuar Arabe, arrijnë në gati 3 trilion Rial apo pothuajse 800 miliardë dollarë dhe po vazhdojnë të rriten në një normë vjetore prej 18 për qind.

Në fjalimin e tij, Dr. Saad bin Nasser Al-Shithri, Këshilltar në oborrin mbretëror si dhe anëtar i Këshillit Saudit të Dijetarëve të Lartë, përshëndeti përpjekjet për dixhitalizimin e financave islame, por tha se duhen përfshirë edhe disa masa mbrojtëse, për të mbrojtur publikun. Ai u kërkoi universiteteve në vend të kryejnë më shumë kërkime për këtë çështje.

Sesioni inaugurues i forumit u titullua “E ardhmja e ekonomisë dixhitale”, me një fjalim nga Prof. Fayyad Abdel Moneim, ish-ministri egjiptian i financave. Ai tha se duhet një qasje e integruar për industrinë.

Në një punim kërkimor, Dr. Hatim Tahir, drejtor i financave islame në Deloitte Middle East, hodhi dritë mbi ekonominë dixhitale aktuale si dhe të ardhmen e saj. Në një punim të dytë kërkimor, Dr. Kinan Salim, kreu i departamentit të ekonomisë dixhitale islame në Universitetin INCEIF, Malajzi, u fokusua në ligjet që rregullojnë industrinë.

Ahmet Faruk Aysan, profesor dhe koordinator i programit në Universitetin Hamad bin Khalifa, Katar, prezantoi punimin e tretë kërkimor. Ai dha shpjegime të hollësishme se si sistemet e blockchain dhe “Internet of Things” po ndikonin në ekonominë dixhitale. Ai gjithashtu trajtoi ndikimin e monedhave dixhitale.

Hussein Abdou, profesor i bankave dhe financave në Universitetin e Lancashire Qendrore në Mbretërinë e Bashkuar, u fokusua në inteligjencën artificiale dhe aplikimet e saj.

Një tjetër punim, i prezentuar nga Elsadig Musa Ahmed, profesor i ekonomisë dhe menaxhimit të teknologjisë në Universitetin Multimedia, u përqendrua mbi të dhënat e mëdha dhe rolin e tyre në vendimmarrjen ekonomike. Ahmed lavdëroi Arabinë Saudite për përdorimin e teknologjisë dixhitale dhe theksoi se punëtorët e trajnuar ishin krucial për industrinë.

Sesioni i dytë i forumit, i kryesuar nga Dr. Majid Al-Moneef, profesor dhe ekspert në ekonominë e energjisë, dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë Ekonomik Saudit, diskutuan sfidat rreth arritjes së transformimit dixhital dhe mënyrat për t’u përballur me politikat monopoliste të kompanive gjigante të teknologjisë. Në sesion u trajtuan edhe kërkesat për tërheqjen e investimeve të nevojshme për zbatimin e ekonomisë dixhitale.

Në të njëjtin sesion, sfidat e sigurisë kibernetike u trajtuan në një dokument të paraqitur nga Dr. Amiruddin Abdul-Wehab, CEO i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Malajzisë. Abdul-Wehab theksoi nevojën për një qasje të integruar për t’u përballur me rreziqet që kërcënojnë institucionet financiare dhe ekonomike.

Sesioni i tretë i forumit u kryesua nga Sidi Ould, drejtor i përgjithshëm i Bankës Arabe për Zhvillim Ekonomik në Afrikë, i cili diskutoi potencialin e ekonomisë dixhitale për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm për ekonomitë në zhvillim.

Në lidhje me këtë, Amani El-Rayes, nënkryetar i Instituti i Planifikimit Kombëtar për Trajnime, Konsulencë dhe çështje të komunitetit, bëri një analizë të detajuar të rolit të vendit në mbështetjen e ekonomisë dixhitale duke ndërtuar infrastrukturën bazë ekonomike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. /A-N/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit