7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sinjale të reja nga Perëndimi për shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë

Më të lexuarat

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kanë marrë pjesë në një takim online të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden me liderët e disa vendeve perëndimore.

Në deklaratën që bëri përmes medias sociale pas takimit, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen vuri në dukje se liderët do të vazhdojnë të qëndrojnë në anën e Ukrainës.

Ne do t’i shtrëngojmë sanksionet kundër Rusisë dhe do të rrisim mbështetjen tonë financiare dhe të sigurisë për Ukrainën”, ka shkruar Von der Leyen.

Kurse në deklaratën e bërë nga NATO lidhur me këtë takim thuhet: “Liderët kanë theksuar se presidenti rus Vladimir Putin duhet t’i japë fund menjëherë luftës dhe janë dakordësuar për rëndësinë që ka krijimi i kostove shtesë për Moskën deri kur kjo luftë të përfundojë. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg i informoi bashkëbiseduesit mbi punimet për forcimin e kapacitetit mbrojtës dhe shkurajues të NATO-s.”

Përveç liderëve të BE-së dhe NATO-s, në takimin e organizuar nga Joe Biden morën pjesë kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi, presidenti polak Andrzej Duda, presidenti rumun Klaus Iohannis dhe kryeministri japonez Fumio Kishida.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit