-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Konsiderimi i pasurisë si begati e bujari në duart e të drejtëve (të devotshmëve)

Më të lexuarat

Rregulla e parë në themelimin e ekonomisë​ ​islame përfshinë përcaktimin e vlerës së pasurisë e të​ ​realitetit të saj në jetën shoqërore. Ç’është e vërteta:​ ​njerëzit apo thënë më mirë – ithtarët e feve dhe doktrinave të ndryshme, para ardhjes së Islamit në formën

përfundimtare, pasurinë e konsideronin si burim të së​ ​keqes, ndërsa varfërinë si burim të paqes. Përveç kësaj,​ ​ajo konsiderohej si faktor i mirëqenies trupore, ndërsa​ ​kënaqësia e arrirë nga konsumimi i të mirave – si​ ​ndotje e shpirtit dhe si pengesë e ngritjes dhe lartësimit​ ​të tij. Kjo prirje njihet në filozofinë brahmike në Indi,​ ​në doktrinën manikeiste në Persi, si dhe në krishterim​ ​(tek Ithtarët e Librit). Ajo shpaloset qartë edhe në​ ​sistemin e murgërisë.

Një prirje e tillë përmendet edhe në Ungjillin e​ ​Mateut, Markut e të Lukës në lidhje me​ ​Jezu Krishtin,​ ​ku një i ri kishte dashur ta pasojë atë e të hyjë në udhë-​ ​rrèfimin e tij. Jezu Krishti e udhëzoi duke i thënë:

Shite pasurinë tënde; jepe atë për bamirësi ndaj te varfërve, pastaj eja e më paso mua! (Mateu, 19:22)

Kjo ishte e vështirë për të riun, ndaj Jezu Krishi​ i ​tha:

“Në të vërtetë ju then se, një i pasur vështirë do të hyjë në Mbretërinë e Qiejve!” (Mateu, 19:23)

Po ashtu, edhe sistemet moderne: kapitalizmi dhe​ ​komunizmi, ekonominë e konsiderojnë si të domos​​doshme në jetë, kurse pasurinë e konsiderojnë si zot të individit e të shoqërisë.

Por, Islami nuk i hedh një vështrim të​ ​tillë pas​uri​se e të mirave: përkundrazi, Islami – që diametralisht​ ​dallon nga dy sistemet e sipërpërmendura (kapita​lizmi dhe komunizmi) – paraqet një këndvështrim optimist​ ​dhe racional të përdorimit dhe menaxhimit​ të të​ ​mirave materiale (pasurisë).

Përveç kësaj, i hedh vështrim si materie e faktit​ se:

a. Islami e konsideron pasurinë si bazë të jetes​ ​dhe si motiv në jetë. Allahu i Madhërishëm​ ​Kur’ anin fisnik thekson:

2. ​Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ​Ithtarëve të Librit; po ashtu,​ ​edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Të lejuara​ ​per ju janë​ ​femrat e ndershme besimtare dhe femrat e​ ​ndershme të atyre që u është dhënë Libri​ ​para jush,​ nëse ju u jepni pajën (mehrin) e kurorëzimit, duke u martuar me ato, ejo duke bërë kurvëri, as duke i marrë per dashnore (jashtë kurorëzimit). Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar. “(El-Maide, 5)


b. Pasuria (sipas Islamit) konsiderohet bujari, gjë kjo e cila potencohet në shumë vende në Kur’anin fisnik:


“Vallë, a nuk e di se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre…”(El-Adijat, 9)

“Të pyesin ty se, çfarë të japin si lëmoshë Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le tu takojë prindërve farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhêtarëve.” Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë. “ (El-Bekare, 21)

Ju është urdhëruar që, nëse ndonjërit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri për të lënë pas, atëherë të lërë testamentin (vasijetin) në mënyrë të drejtë për prindërit dhe farefisin: ky është detyrim për besimtarët e devotshëm.” (El-Bekare, 180)

c. Islami, të qenët i pasur, e sheh si begati të favorizuar nga Zoti: në radhë të parë për të Dërguarin e Tij, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e më pas per te gjithë besimtarët e drejtë (prej robërve të Tij):

E, të gjeti të varfër e Ai të begatoi.” (Ed-Duha, 8)

“O besimitarël Në të vërtet, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë), prandaj mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë (Qabës) pas këtij viti, mos kini frikë nga varfëria, se po deshi Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e Veta. Vertet, Allahu është į Gjithëdijshëm dhe i Urtë. “(Et-T’eube, 28)

“Sikur banorët e atyre qyteteve te besonin e të ruheshin prej giynaheve, Ne do tiu dërgonim bekime nga qielli e toka, por ata mohuan, prandaj.i dënuam per atë që bënë.”(El-A’raf, 96)“T’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj, dhe të bëjë pér ju kopshte e lumenj!” (Nuh, 12)

ç. Islami e konsideron varfërinë si një gjëmëdhe ndëshkim, që Zoti me anë të saj i bën ata të vuajnë, (ata) të cilët kanë devijuar nga Rruga e Tij e që nuk besuan në Hirësinë e Tij:

“Allahu u ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime te bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e ty i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojne urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë gë bënë.” (En-Nahl, 112)

d. I Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel- lem], e paraqiti vështrimin e tij ndaj pasurisë me këto fjalë të shkurtra e mjaft të qarta: E bekuar éshtë
pasuria hallall për të drejtët (të devotshmit).”

Transmeton Imam Ahmedi, Hakimi dhe Ibn Hibbani ngga
Amr ibn el-Asi.

Pasuria nuk trajtohet as si e mirë absolute, e as si e keqe absolute, por ajo në të njëjtën kohë – është edhe instrument edhe armë: ajo është mirësi në duart e të drejtëve, ndërkaq ligësi në duart e të këqinjve.
Përderisa pasuria ka domethënien e plotësimit të nevojave dhe shërben si mjet për të përmbushur shumë obligime, siç është – fjala bie – zekati, haxhi, etj., përfitimi i saj po ashtu llogaritet edhe si pjesë e përpjekjeve të ndryshme e si xhihad – gjithnjë në kuptimin e përpjekjes. Ajo gjithashtu paraqet një mjet të domosdoshëm edhe për punimin e tokës.
Islami kërkon vetëm një gjë të vetme: pasuria në asnjë mënyrë të mos bëhet idol adhurimi i njerëzve, përkatësisht rivalitet ndaj adhurimit të Zotit. Njerëzit assesi nuk duhet të joshen me pasurinë e të harrojnë Zotin, ndaj – nisur nga kjo – ata nuk do ta kenë si qëllim kryesor pasurinë. Në të vërtet, pasuria është krijuar që të japënjë kuptim të caktuar në jetë, e jo t’i ngulfatë pronarët e saj, duke bërë që ata ta harrojnë Zotin e të bëhen tiranë të krijimit të Tij.

Ç’është e vërteta: Islami pikërisht për këtë joshje paralajmëron kur në Kur’anin fisnik thekson:

“Ta dini se pasuria dhe femijët tuaj janë vetem sprovë, dhe se vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh.” (El-Enfal, 28)

“O besimtarë! Të mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata qe e bëjnë këtë, do të humbin. “(El-Munafikun, 9)

Për ta qartësuar këtë, Allahu i Madhërishëm përsëri në Kur’anin fisnik thekson:“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote. Por, veprat e mira që mbeten përherë janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim). ” (El-Kehf, 46)

Ndersa për ta paraqitur natyrën e njeriut, Kur’an fisnik thekson:“Por, vërtet që njeriu kalon çdo kufij (rregulli) e mendon se është i pavarur.” (El-Alek, 6-7)

Tirania nuk e ka kuptimin e të qenët thjesht vetëm i pasur, por – në këtë rast – njeriu e konsideron veten si të pavarur nga të tjerët, madje-madje mund të mendojë se më nuk ndjen nevojë as për Krijuesin e tij – Allahun!

Autor: Dr. Jusuf Kardavai
Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit