“Në këtë foto të gjithë kanë vdekur e askujt nuk i njihet emri e aq më tepër të kujtohen.
Përveç, Omar Al-Mukhtar, luani i shkretëtirës, i cili ishte lideri dhe frymëzuesi për popullin e tij libanez kundra kolonizatorëve italianë për 20 vite rresht, derisa në vitin 1931 u kap dhe u var në moshën 73 vjeçare.
Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij! Amiin
Nga shprehjet më të goditura të tij:
“Ku janë prodhuar avionët italianë poshtë apo sipër Arshit?!
I thanë: Poshtë Arshit.
Tha: Atëherë, Zoti i Arshit është me ne, nuk ka tjetër fuqi mbi ne.”
“Do vijnë breza që do t’ju luftojnë e do të fitojnë, kurse jeta ime do të jetë më e gjatë se sa e xhelatit tim.”
“Ata mund të fitojnë kundra nesh nëse arrijnë të djegin atë që mbajmë në shpirt.”
“Padrejtësia e bën zullumqarin hero. Por, para krimit nuk ka dyshim se zemra dridhet sado që mund të shfaqë mendjemadhësi.”
“Ne ose fitojmë ose vdesim, nuk ka dy rrugë, komandant.”
————-
Këta burra do të kujtohen gjithmonë sepse kanë bërë histori, sepse edhe para armiqve të tyre treguan atë që besonin, ruajtën idealet e tyre deri në vdekje. Aq sa i varnin para popullit për t’i poshtëruar e për t’ua u prerë krahët të tjerëve si ata.
Por, nuk e dinë dashakeqët e Islamit se ngadhënjimi ndaj vdekjes është hyrja në xhennet dhe kjo është fitorja për të cilën ne synojmë.
Allahu na bëftë prej besimtarëve! Amiin
—————
Përgatiti: Amina Ndreu