5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Policia izraelite përsëri bastis kompleksin e Xhamisë Al-Aksa

Më të lexuarat

Tensionet në territoret palestineze janë rritur që kur forcat izraelite bastisën kompleksin Al-Aksa të premten, duke plagosur qindra besimtarë

Policia izraelite bastisi përsëri kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor pas namazit të sabahut, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i pjesëtareve të policisë izraelite, të cilët hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, përdorën forcën për të larguar palestinezët nga ky vend i shenjtë.

Policia që shpërndau palestinezët mbylli portat e Al-Aksës për hyrjen e palestinezëve.

Pas kësaj, kolonët ekstremë hebrenj në grupe hynë në oborrin e Al-Aksës nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Forcat izraelite kanë bllokuar hyrjet në Qytetin e Vjetër, ku ndodhet Xhamia Al-Aksa.

Prezenca intensive e policisë izraelite në portat e Qytetit të Vjetër dhe në rrugët anësore ka tërhequr një vëmendje të madhe.

Tensionet në territoret palestineze janë rritur që kur forcat izraelite bastisën kompleksin Al-Aksa të premten, duke plagosur qindra besimtarë.

Dje, më shumë se 700 kolonë hebrenj hynë me forcë në kompleksin e Al-Aksës nën mbrojtje të fortë policore për të kremtuar festën e Pashkëve hebraike, e cila filloi të premten.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit