Mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës janë dëgjuar dy shpërthime.
Siç raportohej nga mediat lokale shpërthimet kanë qenë të fuqishme, dhe banorët kanë dyshuar se mund të jenë bomba.
Sipas të njëjta mediave, thuhet se policia ka deklaruar se bëhej fjalë për fishekzjarre të mëdha.
Telegrafi ka provuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës për të marrë informata më të detajuara por të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur.
Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë. /Telegrafi/