Erdogani uroi Kryeministrin e ri pakistanez, Shehbaz Sharif

Më të lexuarat

Gjatë kësaj bisede telefonike, Erdogani i përcolli Sharifit urimet e tij me rastin e zgjedhjes së tij kryeministër në kuadër të kompetencës vetëgjykuese të Parlamentit pakistanez.

Duke uruar që rezultatet e zgjedhjeve të jenë të dobishme për popullin miqësor dhe vëllazëror të Pakistanit, kreu i shteti turk vuri në pah se po i ndjekin nga afër zhvillimet në Pakistan, vend me të cilin Turqia është e lidhur me rrënjë të thella historike, miqësore e vëllazërore.

“Populli pakistanez nuk heq dorë nga demokracia dhe sundimi i ligjit pavarësisht të gjitha vështirësive dhe pengesave me të cilat po ballafaqohet”, shtoi Presidenti Erdogan dhe theksoi se Turqia, sikurse ka bërë deri më sot, do t’i japë Pakistanit çdolloj mbështetjeje të mundshme edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit