4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Oferta me azil: a do hiqen shqiptarë e të tjerë si ushtarë rusë?

Më të lexuarat

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të shqyrtojnë mënyrat për t’u ofruar azil ushtarëve rusë që janë gati të largohen nga lufta në Ukrainë.

Michel shprehu “zemërim për krimet kundër njerëzimit kundër civilëve të pafajshëm në Bucha dhe shumë qytete të tjera” të Ukrainës, raportoi AP.

Ai u bëri thirrje ushtarëve rusë që të mos zbatojnë urdhrat, njëherësh duke tentuar që t’i joshë me atë çfarë synohet më shumë në Lindje, një azil në Perëndim.

“Nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase, nëse nuk doni të bëheni kriminelë, hidhni armët, ndaloni së luftuari, largohuni nga fusha e betejës”, tha Michel në një fjalim në Parlamentin Evropian.

Duke mbështetur idenë e përmendur më parë nga disa eurodeputetë, Michel shtoi se dhënia e azilit për dezertorët rusë ishte “një ide e vlefshme për t’u ndjekur”.

Por ndërkohë, kjo mund të çojë dhe në abuzivizëm, thënë në mënyrë paksa te tepruar, me shqiptarë apo shtetas të tjerë që mund të luajnë rolin e ushtarit rus të dezertuar për të fituar azil.

Si shembull mund të merret rasti i atyre qindra shqiptarëve që u hoqën si kosovarë në vitet e luftës në Kosovë, duke fituar azil në Perëndim. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit