-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Hoxhë Halimi: Njeriu nuk duhet të bëjë vepra nëse nuk është i sinqertë, të mos braktisen veprat e mira

Më të lexuarat

Në emisioni “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Bekir Halimi u shpreh se njeriu duhet t’i vazhdojë veprat e tij të mira.

Ai tha se njeriu që drejtohet drejt Zotit është si një njeri që ecën në shkretëtirë dhe sheh një oaz e ndalon dhe mbetet aty.

Halimi: Nëse një vepër nuk është e sinqertë pse duhet të vazhdohet? Një njeri nuk mund të bëjë një vepër nëse ai nuk është i sinqertë, sepse shpërblimi i një vepre të mirë është vepra që vijon. Argumenti që ka agjëruar vitin e kaluar dhe vlen edhe këtë vit nuk qëndron. Momentin që vazhdon për vite me radhë në një rrugë nuk do të thotë se ajo e kaluar ka qenë e sinqertë.

Të lumtur në rrjete sociale, hoxhë Halimi: Mashtrim që nuk i zgjidh problemet.

Nuk duhet të lejosh që Shejtani në këto kriza të afrohet dhe ta braktisësh veprën e mirë. Ka njerëz që janë harruar në veprim. Janë nisur për diku dhe janë ndaluar. Njeriu që drejtohet drejt Zotit është si një njeri që ecën në shkretëtirë dhe sheh një oaz e ndalon dhe mbetet aty. Edhe njeriu harrohet në oazet ku freskohet në këtë botë, edhe pse aty nuk mund të qëndrojë përgjithmonë.

/oranews/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit