Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Agjërim në gjuhë i përmban kuptime të shumta, prej tyre: ndalimi prej diçkaje, përmbajtje, lënie.
Allahu i Lartësuar thotë: “… Me të vërtetë unë i jam betuar të Gjithëmëshirshmit (Allah) për agjërim (heshtje), kështu që nuk do t’i flas asnjë njeriu këtë ditë”. Merjem, 26. D.m.th.: përmbajtje ndaj fjalëve.
Agjërimi në terminologji. Dijetarët bien në mospajtim për përkufizimin e agjërimit, janë midis ngushtimit dhe zgjerimit. Ka prej tyre që e fusin periudhën e agjërimit ka prej tyre që nuk e fusin, ka prej tyre që lejojnë disa gjëra që e prishin agjërimin dhe ka prej tyre që nuk i fusin ato, ka prej tyre që e përmendin nijetin (qëllimin) dhe ka prej tyre që e lënë jashtë atë.
Imam Ebu Hanife përkufizon agjërimin në përmbajtjen ndaj gjërave të veçanta, si: ngrënia, pirja, intimiteti.
Imam Maliku përkufizon agjërimin në përmbajtjen ndaj epsheve të barkut dhe organeve imtime për rolin e tyre në kundërshtim të ndjenjave, duke iu bindur Allahut në të gjithë pjesën e ditës me nijetin (qëllimin) para agimit ose me të.
Imam Shafiu e përkufizon agjërimin në përmbajtjet e veçanta prej gjërave të veçanta në kohë të veçantë prej njerëzve të veçantë.
Imam Hambeli e përkufizon agjërimin në përmbajtjen prej gjërave të veçanta në kohë të veçantë.
Përkufizimi i shkurtuar nga medhhebet e ndryshme është: “Përmbajtja me nijet (qëllim) prej gjërave të veçanta në një kohë të caktuar për njeriun e veçantë me kushte të veçanta”.
Thënia: “Përmbajtja me nijet (qëllim)…” është në sensin se agjërimi nuk është i saktë pa nijetin (qëllimin). Këtë e ka përcjellur Ibn Mundhir.
Thënia: “…prej gjërave të veçanta…”, d.m.th.: përmbajtja prej atyre që e prishin agjërimin si: ngrënia, pirja, intimiteti, gjëra të turpshme, të kota.
Thënia: “…në një kohë të caktuar…”, d.m.th.: prej lindjes së agimit të dytë, deri në perëndimin e diellit. Për këtë vjen fjala e Allahut: “…dhe hani e pini derisa të dallohet peri i (drita e) bardhë në agim qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse)…” Bekare, 187.
Thënia: “…për njeriun e veçantë…”, d.m.th.: musliman i pjekur, me logjikë, i mundshëm, vendas, jo me menstruacione dhe lehoni. Nuk i detyrohet vepra kur ndodhet arsyeja, por duhet ta kryejë atë pas largimit të arsyes.
Thënia: “…me kushte të veçanta…”,ka kushte për lejim dhe të tjera për saktësim.
Përktheu: Tomor Boriçi