Ibën Xheuziu, Allahu e mëshiroftë, në veprën me titull “Historitë e ahmakëve dhe gafilave”, Kap. VI, thotë:
“Na është transmetuar nga Ahnef ibn Kajsi, thotë: Halil ibën Ahmedi ka thënë: “Njerëzit janë katër lloje:
– Dikush di dhe e di që di. Ai është i ditur prandaj prej tij merrni!
– Dikush di dhe nuk e di që di. Ai është i hutuar prandaj përmendeni!
– Dikush nuk di dhe e di që nuk di. Ai e kërkon dijen prandaj mësojeni!
– Dikush nuk di dhe nuk e di që nuk di. Ai është ahmak prandaj dëbojeni!”
Halil ibën Ahmedi (100-170h) është dijetari i madh i arabishtes dhe gramatikani i njohur i shkollës basrite. Prej tij e ka marrë Sibevejhi gramatikën arabe. Ai gjithashtu është edhe autori i të parit fjalor në civilizimin arab, të titulluar “El ajn”.
Florian Leli