Për ushtrinë agresore në Ukrainë, mbrojtja ajrore nuk po e sfidon dot armën turke
I shpejtë, i saktë, vrasës. Dronët turq Bayraktari kanë shkaktuar probleme të mëdha për ushtrinë ruse që nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës. Së fundmi rusët kanë analizuar të dhënat mbi veprimet e Bayraktar-it gjatë sulmit të fundit në aeroportin në Kherson, kur u shkatërruan më shumë se 30 helikopterë rusë dhe pajisje të tjera ushtarake.
Analiza e mëposhtme jepet në kanalin Telegram të lidhur me ushtrinë ruse.
“Sipas të dhënave nga kamera e dronit ukrainas Bayraktar TB2, sulmi në aeroportin e Khersonit është kryer nga një lartësi prej 5800 metrash dhe nga një distancë mbi 48 kilometra.
Duke gjykuar nga koordinatat, UAV ishte në atë kohë mbi një fushë afër fshatit Parutino në rrethin Ochakovsky të rajonit Nikolaev.
Kjo situatë është një tjetër kujtesë se dronët Bayraktar TB2 mund të jenë të rrezikshëm jo vetëm nga pikëpamja e ndikimit, por edhe për shkak të aftësive të tyre të gjera zbuluese”, përfundojnë analistët rusë.
Para luftës në Ukrainë, distanca maksimale e raketave precize të Bayraktar-it besohej të ishte 15 kilometra. Rusët e kanë kuptuar tani se sa i fuqishëm është Bayraktar dhe pse ai kryesisht qëndron jashtë rrezes së sistemeve të tyre të radarëve. Siç doli, rusët u befasuan nga
Të dhënat e telemetrisë nga kamerat ukrainase tregojnë se Bayraktar ka aftësinë të zbulojë dhe të përcaktojë koordinatat e objektivit deri në pesëdhjetë kilometra.
Kjo e lë Bayraktarin jashtë rrezes së shumicës së sistemeve të raketave anti-ajrore armike. Disa analistë janë përpjekur të nënvlerësojnë efektivitetin e Bayraktar-it në luftën armeno-azerbajxhane, duke thënë se ushtrisë armene i mungonte mbrojtja ajrore e duhur.
Megjithatë, luftërat në Siri, Libi dhe tani në Ukrainë tregojnë se Bayraktar ka aftësinë për t’u përballur me sistemet e integruara të mbrojtjes ajrore.
Bayraktar ka shkatërruar me sukses sistemet moderne kundërajrore ruse si Buk-M1 dhe M2, Tor-M2, S-300PS dhe Pantsir-S1 në Ukrainë, edhe kur përdoret në kombinim me sistemet e luftës elektronike si Avtobaza-M, Repellent -1. dhe Thunderstorm-S.
Më poshtë është një bilanc i pjesshëm që ofrojnë vetë rusët për pasojat që u ka shkaktuar arma ajtore turke:
- 2 BMD-2 IFV: (1) (2)
- 1 MT-LB with ZU-23 AA gun: (1)
- 1 R-149MA1 command and staff vehicle: (1)
- 3 Unknown AFV: (1) (2) (3)
- 5 152mm 2A65 Msta-B howitzer: (1) (2) (3) (4) (5)
- 1 220mm BM-27 ‘Uragan’: (1)
- 1 Tor-M1 ”SA-15”: (1)
- 1 Tor-M2 ”SA-15”: (1)
- 2 Buk-M1-2 ”SA-11”: (1) (2)
- 5 Buk-M2 ”SA-17”: (1) (2) (3) (4) (5)
- 1 Pantsir-S1 ”SA-22”: (1)
- 1 Unknown communications station: (1)