12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kohët e liga, Erdogan fton NATO-n të jetë e bashkuar

Më të lexuarat

Presidenti turk, garanci dhe për minimin nënujor rus

Presidenti turk shprehu shpresën se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të luajë një rol kyç në një botë të dominuar nga paqja.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se anëtarët e NATO-s duhet të mbështesin njëri-tjetrin në industrinë e mbrojtjes.

Në Ankara, pasi priti kryeministrin e Holandës Mark Rutte, ai foli në një konferencë për shtyp, ndër të tjera, edhe për sulmin rus në Ukrainë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kushtet e vështira, por do të vazhdojmë nismat tona të sinqerta, në të cilat e shohim diplomacinë si zgjidhjen e vetme”, tha Erdogan.

“Turqia ka marrë një qëndrim të qartë që nga fillimi i krizës në Ukrainë. Ne bëmë thirrje për arsye të përbashkët dhe dialog në çdo rast dhe tërhoqëm vëmendjen për nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të hapur hapësirën për diplomacinë. Për fat të keq, kriza humanitare në Ukrainë vazhdon të rritet”, tha ai.

Erdogan shprehu shpresën se NATO do të luante një rol kyç për një botë të dominuar nga paqja.

“Vendet anëtare të NATO-s duhet të mbështesin njëri-tjetrin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Nëse jemi bashkë në NATO, duhet të tregojmë solidaritet të përbashkët”, tha Erdogan.

Ai foli edhe për marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian, duke theksuar se pret përparim në periudhën e ardhshme.

“Turqia pret që BE-ja të hapë kapitujt e negociatave dhe të fillojë së shpejti bisedimet për Bashkimin Doganor pa u zhytur në interesa të mbrapshta”, tha presidenti turk.

Ai komentoi gjithashtu akuzat për mina lundruese nga Odessa, një qytet dhe port detar ukrainas.

“Ministria e Mbrojtjes së Turqisë po merr të gjitha masat e nevojshme dhe gjithçka do të bëhet, nuk ka nevojë për shqetësim”, tha Erdogan.

Rusia paralajmëroi të shtunën se minat nënujore, të dyshuara të vendosura nga ushtria ukrainase rreth porteve të Odessa-s, Ochakov-it, Chernomorsk-ut dhe Yuzhny-it, mund të arrijnë në Bosfor apo edhe në Detin Mesdhe. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit