10.7 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

E papritura me Putinin në koncertin “anti-nazist” për Krimenë

Më të lexuarat

Propoganda e luftës, buçitje aty ku u luajt finalja e Botërorit

“Në Donbas u krye një gjenocid. Qëllimi i operacionit në Ukrainë është të shpëtoj nga kjo situatë,” tha Putin në një fjalim gjatë një koncerti në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, aty ku u luajt finalja e Botërorit 2018, duke vënë në dukje edhe një herë se qytetarët e Krimesë bënë zgjedhjen e duhur në vitin 2014, pasi “ata donin të jetonin në vendin e tyre historik. Federatën Ruse”, të cilat, siç tha ai, “u poshtëruan për aq kohë sa i përkisnin Ukrainës”.

Megjithatë, befas transmetimi televiziv i fjalimit u ndërpre. Pak kohë më vonë, Dmitry Peshkov shpjegoi se kjo ndodhi papritur për shkak të një defekti teknik në server.

Fjalimi i Putinit ishte pjesë e një mitingu dhe koncerti në mbështetje të qeverisë së tij në përvjetorin e tetë të aneksimit të Krimesë.

Tubimi u quajt “Koncert për një botë pa nazizëm”.

Përflitet se njerëzit e mbledhur aty janë paguar me 300 rubla për kokë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit