Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, falënderoi për mbështetjen e tij Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin zhvilloi dje një bisedë telefonike.
Në videomesazhin e tij të ri, Vladimir Zelenskiy theksoi se prioritet është ruajtja e shtetit ukrainas, dhe shtoi: “Prioritetet e mia janë absolutisht të qarta në negociata. Përfundimi i luftës, garancitë e sigurisë, sovraniteti, rivendosja e integritetit territorial, garanci reale për vendin tonë, mbrojtja reale e vendit tonë”.
Duke iu drejtuar ushtarëve rusë, Zelenskiy u sugjeroi atyre të lënë armët, në vend që të vdisnin në fushën e betejës në Ukrainë.
“Çdo ushtar rus që do të lërë armën do të ketë një shans. Një shans për të mbijetuar. Një thirrje veçanërisht për ata. Për ushtarët që u hodhën “në kazanin e kësaj lufte”. Dhe për ushtarët e tjerë rusë që kanë ende e instinktin të vetëmbrojtjes. Hidhini armët. Është më mirë se sa të vdisni në fushën e betejës, në tokën tonë.”
Lideri i Ukrainës theksoi se avionët rusë hodhën qëllimisht një bombë të fuqishme në teatrin e rrethuar në Mariupol, ku fshiheshin qindra njerëz dhe si pasojë e së cilës ndërtesa u shkatërrua.
“Numri i të vdekurve nuk dihet ende. Më thyhet zemra për atë që Rusia i ka bërë popullit tonë, Mariupolit tonë, rajonit tonë Donetsk. Qytetarë të Rusisë. Si ndryshon bllokada juaj e Mariupolit nga bllokada e Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore?”, tha ai.
Duke vënë në dukje se pavarësisht sanksioneve, ekonomia ruse ende vazhdon të sponsorizojë “makinën e luftës” në Ukrainë, Zelenskiy tha se për këtë arsye, ka nevojë për paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë, pranimi zyrtar i botës se tashmë Rusia është bërë një shtet terrorist. Dhe ç’është më e rëndësishme, Ukraina ka nevojën për më shumë mbështetje.”
Gjatë bisedës me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Vladimir Zelenskiy u shpreh gjithashtu se është dakord për mbështetjen e qytetarëve të Ukrainës që u strehuan në vendet evropiane.
Zelenskiy shtoi gjithashtu se gjatë ditës ka biseduar me miqtë e Ukrainës, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau, gjatë këtyre takimeve u ranë dakord për hapat e reja për paqen në vend dhe i falënderoi për mbështetjen e tyre.