3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Luksemburgu kundërshton trajtimin e refugjatëve ukrainas ndryshe nga ata sirianë

Më të lexuarat

“Nuk është e pranueshme në Evropë që njerëzit të trajtohen ndryshe në bazë të ngjyrës së lëkurës, gjuhës apo fesë”, tha për AA, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ka theksuar se është “plotësisht kundër” trajtimit të refugjatëve ukrainas ndryshe nga refugjatët sirianë.

“Jam plotësisht kundër trajtimit të refugjatëve nga Ukraina, ku ka një luftë dhe njerëzit duhet të ikin nga lufta, ndryshe nga ata që duhet të largohen nga Siria ose vendet e tjera të këtij rajoni”, ka thënë Asselborn, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës, Emigracionit dhe Azilit të Luksemburgut në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalya.

Forumi treditor në qytetin turistik Antalya i cili përfundoi të dielën mblodhi së bashku pjesëmarrës nga 75 vende, përfshirë 17 krerë shtetesh, 80 ministra dhe 39 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Asselborn tha se “është e papranueshme në Evropë që njerëzit të trajtohen ndryshe në bazë të ngjyrës së lëkurës, gjuhës dhe fesë së tyre”.

“Shpresoj që atë që kemi bërë tani për ukrainasit, kjo është detyra jonë ta bëjmë, është detyrë ta bëjmë edhe për njerëzit e tjerë, nga rajone të tjera që duhet të ikin nga vendi i tyre, të cilët mund të kenë një fe tjetër, por ne duhet edhe ata t’i pranojmë”, tha ai.

“Nëse lufta i detyron njerëzit të ikin, dera për në BE duhet të jetë e hapur si për njërin, ashtu edhe për tjetrin”, shtoi ai.

I pyetur për politikat e BE-së për emigracionin, ai u përgjigj: “Ka dy fjalë të rëndësishme: ky është solidaritet dhe përgjegjësi”. “Në të gjitha vendet e BE-së, ne nuk jemi mirë në lidhje me emigracionin”, vuri në dukje Asselborn.

“Kemi probleme të mëdha, në disa vende, por edhe në përgjithësi, dhe për këtë arsye nëse nuk mund të krijojmë një politikë evropiane të emigracionit, mendoj se do ta zvarritim këtë top dhe zinxhir për vitet në vijim”, tha ai.

“Nëse BE-ja është një vend ku mbrojmë të drejtat e njeriut, mbrojmë sundimin e ligjit, ne duhet të bashkohemi për të pasur një politikë të përbashkët emigracioni e cila është në përputhje me vlerat e BE-së”, potencoi Asselborn.

Sipas OKB-së, më shumë se 2.7 milionë njerëz nga Ukraina kanë kërkuar tashmë strehim jashtë vendit. Ndërkohë, më shumë se 6 milionë sirianë janë larguar nga vendi dhe 6.7 milionë janë të zhvendosur brenda vendit që nga fillimi i luftës civile në 2011, sipas shifrave të OKB-së.

Lufta Rusi-Ukrainë

Në takimin trepalësh midis ministrave të Jashtëm të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë në Antalya të mërkurën, Asselborn tha se rezultati i menjëhershëm i takimit ishte “jo i mirë”, por shtoi: “Mendoj se të dyja palët kanë zhvilluar një takim për një raund të dytë dhe se është shumë e rëndësishme”.

“Siç e njoh shumë mirë ministrin Lavrov, i cili u emërua në vitin 2004, si unë, kemi qenë të dy prej 18 vitesh si dhe Dmytro Kuleba, i cili është gjithashtu një shok, shpresoj që të dy të gjejnë rrugët diplomatike”, tha ai.

“Kjo është barbarizëm, kjo është masakër e popullit ukrainas. Në fakt, ajo nuk ka një qëllim në shekullin e 21-të”, tha ai, ndërsa lufta Rusi-Ukrainë hyri në ditën e saj të 19-të.

I pyetur në lidhje me pozicionin e Luksemburgut për shtytjen e anëtarësimit të Ukrainës në BE, ai tha se çështja u diskutua gjatë takimit të liderëve të BE-së të enjten në Versajë, pranë Parisit.

“Ne e kemi përdorur gjithmonë fjalën “aspiratë” për t’u bërë anëtare e BE-së”, tha ai.

“Besoj se duhet të punojmë për të thelluar këtë fjalë ‘aspiratë’ dhe gjithashtu mendoj se nuk duhet t’u themi njerëzve ‘nëse pranojmë tani ose më vonë, Ukrainën në BE’, problemi do të zgjidhej”, shtoi ai.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë

Në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas sulmeve të saj në Ukrainë, ministri Asselborn tha se 27 vendet anëtare të bllokut ishin në “të njëjtën linjë” dhe në “solidaritet” me vendimin.

“Nuk janë vetëm sanksionet që mund të ndryshojnë botën”, tha ai. Megjithatë, ai shtoi: “Por, padyshim këtu ne donim të tregonim të gjithë të njëjtën gjë se kjo është e papranueshme që ne mund të vazhdojmë të bëjmë biznes ose transaksione financiare me një president të këtij vendi të madh të Rusisë, i cili nuk respekton rregullat themelore të ligjit ndërkombëtar”.

Duke shtuar se Komisioni Evropian aktualisht po punon për pavarësinë energjetike të BE-së, ai tha se ky tranzicion është “shumë i rëndësishëm”.

“Rusia e ka ndëshkuar veten, sepse ka shumë kompani amerikane dhe evropiane që janë larguar nga vendi dhe fatkeqësisht për pasojë të kësaj do të rritet edhe papunësia në Rusi”, tha ai.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit