Njëri nga gjynahet që çon në varfëri është monopoli…
Transmetohet se Omer bin el-Hatabi (r.a.), ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin (a.s.), duke thënë:
“Kush e monopolizon ushqimin për muslimanët, Allahu do ta godasë me sëmundjen e lebrës dhe me falimentim.” [Transmeton Ibni Maxhe, nga Omeri, r.a.]
Monopoli është ta mbyllni shitjen e artikujve, veçanërisht të artikujve ushqimorë, të cilët u nevojiten njerëzve. Ta bëni mbylljen e tyre për ta rritur çmimin. A besoni se sikur që shitësi është monopolist, mund të jetë edhe blerësi monopolist? Si bëhet kjo?
Ju keni nevojë për një pako me një ushqim të caktuar në muaj, dhe keni hetuar një krizë, kështu që, i blini pesë pako! Një konsumator që blen më shumë se që janë nevojat e tij, dhe shkakton mungesën e një artikulli, edhe ai është monopolist. Merrni vetëm aq sa keni nevojë. Prandaj, Pejgamberi (a.s.), ka thënë:
“Kush monopolizon është gjynahqar.” [Transmeton Muslimi, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi]
Gjynahqar, nuk është problem?! Dëgjoni:
“…Me të vërtetë, Faraoni e Hamani dhe ushtria e tyre, kanë qenë gjynahqarë.” [Surja el-Kasas, 8]
Fjala “gjynahqar” në Kuran, do të thotë, se ai do të shkojë në xhehenem, sa vendbanim i keq që është ai! “Kush monopolizon është gjynahqar.”
Transmetohet nga Ibn Omeri (r.a.), se Pejgamberi (a.s.), ka thënë:
“Kush e monopolizon një ushqim për dyzet net, atëherë ai është liruar nga Allahu i Madhëruar dhe Allahu i Madhëruar është liruar prej tij. Nëse në një lagje, mbetët dikush i uritur, Allahu i Madhëruar lirohet nga premtimi ndaj tyre.” [Transmeton Ahmedi, Ebu Ja’la, Bezzari dhe Taberaniu në El-Evsat]
Transmetohet nga Omer bin el-Hatabi (r.a.), se Pejgamberi (a.s.), ka thënë:
“Ai që sjell është i furnizuar, kurse monopolisti është i mallkuar.” [Transmeton Ahmedi]
Mos e monopolizoni ushqimin! Pejgamberi (a.s.), thotë:
“Kush vendos ndonjë gjë në çmimet e muslimanëve për t’i shtypur ata, është e drejtë e Allahut që ta ulë atë në një asht nga zjarri në Ditën e Kiametit.” [Transmeton Ahmedi]
Kurrsesi mos e ndërtoni lavdinë tuaj mbi rrënojat e të tjerëve! Kurrsesi mos e rritni pasurinë tuaj duke i varfëruar të tjerët! Kurrsesi mos e bazoni sigurinë tuaj në frikën e të tjerëve! Kurrsesi mos e ndërtoni dinjitetin tuaj mbi poshtërimin e të tjerëve! Me të vërtetë, Allahu i përcjellë punët tuaja! Allahu ka sëmundje kanceri, ka dështim të veshkave, ka cirrozë të mëlçisë, ka tromb në tru, ka sëmundje që të durueshmin lënë të habitur, ka dënim që nga frika e tij thinjën fëmijët. Kurrsesi mos e ndërto lavdinë tënde mbi rrënojat e të tjerëve! Kurrsesi mos i zhvatni pasuritë e tyre! Kurrsesi mos hidhni tmerr në zemrat e tyre! Kurrsesi mos e merrni atë që nuk është e juaja. Ekziston Zoti i madh.
“Kush vendos ndonjë gjë në çmimet e muslimanëve për t’i shtypur ata, është e drejtë e Allahut që ta ulë atë në një asht nga zjarri në Ditën e Kiametit.” [Transmeton Ahmedi]
Pjesë nga libri: “Shkaqet e shitimit të pasurisë” Muhamed Ratib Nabulsi