2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A E FALENDEROJMË SA DUHET ALLAHUN?! – Nga hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

“All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës…

E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.”

En Nahl, 112,114.

Kur ta harrojmë adhurimin dhe falenderimin e Allahut për dhuntitë që na i ka dhënë (sado të pakta që na duken ato), atëherë ekziston rreziku që Allahu me na i marë ato dhunti nga ne dhe me na dërgu armiq që na frikësojnë dhe sjellin uri, apo edhe ma shumë se kaq!

Në kohëra të fitneve duhet t’i shtojmë adhurimet dhe lutjet drejtë Krijuesit tonë dhe të kërkojmë nga Ai të na e ruaj besimin, qetësinë e sigurisë publike, rrizkun, dhuntitë e shumta (për të cilat shpesheherë nuk jemi të vetëdijshëm për to), si dhe të na e ruaj vendin tonë dhe të muslimanëve nga çdo armik, Amin!
Allahu është furnizuesi dhe mbrojtësi ynë më i mirë!

HOXHË IRFAN SALIHU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit