-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut

Më të lexuarat

Vitin e kaluar, rrjeti social Facebook, lansoj programin për zbulimin e defekteve dhe mangësive të ndryshme që hasen në këtë rrjet social, duke i shpërblyer të gjithë ata që kontribojnë në zbulimin e këtyre gabimeve

Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato.
Deri tani, ky program ka arritur t’i mbledhë 131 hakerë nga 27 vende të ndryshme të botës, ku krahas 27 shteteve bën pjesë edhe Kosova, e cila është përfaqësuar nga i riu Denis Avdiu.
Denis Avdiu, i cili vjen nga Mitrovica, ka arritur që të jetë në mesin e 131 hakerëve nga e gjithë bota. Në një intervistë për IndeksOnline, ai arriti të na tregojë detalisht për gabimin e zbuluar.
“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë, ku përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe të ndryshme në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoj edhe programin për paraqitjen e gabimeve që mund t’i kemi hasur dhe për këtë u informova nga një portal i teknologjisë”, thotë Denisi.
Ai tregon gjithashtu për vështirësist që kishte hasur gjatë shpërblimit për gabimin e zbuluar, pasi që Kosova nuk njihej si shtet nga Facebook. Megjithatë ai shprehet i lumtur që ka arritur të jetë njëri ndër 131 personave nga e gjithë bota që kontribuan në këtë program.
Pervec kësaj, rrjeti social Facebook, nëpërmjet “Information for Security Researchers” ka falënderuar në emër të miliona përdoruesve të këtij rrjeti, të gjithë ata që kontribuan në zbulimin e defekteve në Facebook, ku në mesin e këtyre gjendet edhe Denis Avdiu/kohaislame
https://www.facebook.com/whitehat/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit