NDRYSHIMI VJEN NGA TI
Është e çuditshme me njerëzit se çdo herë tentojnë të ndryshojnë atë që është e pandryshueshme. Njeriu niset drejt perceptimeve sa reale aq edhe ireale. Ndryshimi në thelb, është forca më e madhe që njeriu mund të reagoj në çastin dhe në kohën e duhur. Ndryshimi si një element i rëndësishëm është si rezultat i një veprimi. Veprimet tona janë fabrikimi i ndjesive apo dëshirave tona që kemi për ti realizuar në realitet. Perceptimi jonë për botën është reale. Dëshirat tona janë ato që ne duan ti shikojmë më ndryshe siç janë, ose më ndryshe siç duan të jenë. Ndryshimi çdo herë ka konotacion pozitiv në mendësinë e njerëzve që ia duan të mirën vetes. Çdo ndryshim vjen si rezultat i egoizmit të njeriut. Po qe se nuk ka “egoizëm” nuk ka dhe ndryshim. Njeriu do të ndryshojë të tjerët sepse e shikon të arsyeshme të ndryshoj veten sepse ai si pjese e kësaj shoqëria është element i pandarë prej saj.
Të ndryshosh është një proces që kërkon kohë. Njerëzit ndryshojnë si rezultat për të arritur diçka apo dikë. Ndryshimi i vërtetë është kur merret forca për të ndryshuar qëndrimet personale dhe objektivat në jetë. Ndryshim do të thotë që të largohesh nga një gjendje në një gjendje tjetër, e cila, është më e mirë se gjendja e mëparshme. Koha dhe jeta me dinamizmin e vet ndikojnë në ndryshimin e situatave dhe në pjekurinë e çdo njeriu për ti parë më ndryshe gjërat, e tek disa janë siç kanë qenë, pa ndonjë përsiatje të zakonshme.
Qëllimi për të ndryshuar
Ndryshimi është një element që e gjejmë në dallim nga krijesat tjera vetëm tek njerëzit. Sepse njerëzit janë ato që nëpërmjet ndryshimit gjejnë lumturinë duke u shmangur nga dhimbja, terrori, persekutimi, monotonia e jetës së përditshmërisë etj. etj. Duhet theksuar se ndryshimi tek njerëzit vjen si rezultat i të pasur një qëllim se pse duan të ndryshojnë. Ndryshimi pa një qëllim është një jetë pa ideale, një jetë konform rregullave pa ligjvënës, drejtësi pa kushtetutë. çdo ndryshim është si rezultat i qëllimit dhe sa më i qartë të jetë qëllimi aq më e balancuar është dhe veprimi kundrejt realitetit të jashtëm dhe nisjes drejt rrugës së ndryshimit. Për të përcaktuar qëllimin në vete, kërkon shume kohë. Aq kohë kërkon, sa është e nevojshme të punohet në periudhën për realizimin e këtij qëllimi. Në varësi të vendosjes së qëllimit, lind dhe nevoja e kohës për të realizuar atë.
Çfarë synohet me ndryshim?
Të synosh diçka do të thotë se ke ideale për të cilat punon, për të cilat harxhon energji. Njeriu është i humbur teksa në jetën e tij nuk figuron asnjë përjetim për të arritur diçka. Ambicia është tipar kryesor që njeriun e bën të arrije atje ku shikon veten e tij. Ambicia ka lindur si rezultat i pangopësisë së syrit të njeriut sepse, po qe se syri do kënaqej me atë që shikonte apo që ka, atëherë mundësia për të ndryshuar do ishte shumë e ulët dhe dëshira për të marrë një veprim tjetër është një proces jo energjik. Ajo që synohet është e lidhur ngushtësisht me qëllimin që kemi në jetë. Po qe se qëllimi do ishte në dobi të shoqërisë, ajo duhej patjetër që pikënisja të ishte nga vetja personale sepse nuk ka ndryshim në botën materiale, po qe se nuk ka ndryshim në botën shpirtërore apo vlerave personale. Si përfundim, ndryshimi është një vlerë, simbiozë midis qenies së besimit njerëzor për të ndryshuar, me dëshirën për të arritur vlerat më të larta njerëzore drejt përmirësimit të moralit shoqëror.
Ma. Erduan Kllobucishta
…
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).