-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Presidenti ukrainas mbetet “një objektiv kryesor për agresionin rus”, thotë Departamenti i Shtetit të SHBA-së

Më të lexuarat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet një “objektiv kryesor për agresionin rus”, ka thënë të enjten në mbrëmje zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur për CNN në “The Situation Room”, Price tha se Zelensky “në shumë mënyra përfaqëson – madje personifikon – aspiratat dhe ambiciet demokratike të Ukrainës – të popullit ukrainas”.

“Pra, sigurisht, ai do të mbetet një objektiv kryesor për agresionin rus”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti ukrainas dhe ekipi i tij “do të marrin vendime në orët në vijim, në ditët në vijim, bazuar në atë që është në interesin më të mirë të tyre, çfarë është në interesin më të mirë të popullit ukrainas, çfarë është në interesin më të mirë të shtetit ukrainas”, ka shtuar Price.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës më herët të enjten, duke dërguar trupa në ish-kombin sovjetik nga tre fronte dhe duke gjuajtur raketa në disa lokacione pranë kryeqytetit, Kiev, në një sulm të gjerë që ka tërhequr dënime të thella nga liderët botërorë.

Ndërkohë në një deklaratë video të enjten vonë, Zelensky tha: “Sipas informacioneve tona, armiku më shënoi si objektivin nr. 1, familjen time si objektivin nr. 2. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke shkatërruar kreun e shtetit. Ne kemi informacione se grupet e sabotimit të armikut kanë hyrë në Kiev”.

“Unë po qëndroj në lagjen e qeverisë bashkë me të tjerët”, shtoi ai.

Ndryshe, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se “sulme të tmerrshme me raketa” kanë goditur Kievin të premten në sulme që ai i krahasoi me granatimet e qytetit të vitit 1941 nga Gjermania naziste.

“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai në Twitter. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit