Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan i ndahet çmimi i “Personalitetit të Dekadës në Botë”.
“Instituti për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme” me seli në kryeqytetin Lubjanë të Sllovenisë, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan ka shpallur Person i Dekadës.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e 10 vjetorit të Institutit Kryeministri Erdoan për këtë çmim u pa i denjë për shkak të politikave pozitive që ndjek në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.
Bëhet e ditur se çmimi Kryeministrit do ti dorëzohet më vonë.
Në mesin e personave që morën çmimet e “Personave të vitit 2012” për aktivitetet e tyre rajonale dhe ndërkombëtare e që ndahen nga ky institut gjenden edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Ernest Petriç, ish-Kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviç, ish-Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, anëtari i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin dhe zyrtari i ndërlidhjes së Bosnje-Hercegovinës në Gjykatën e Hagës, Amir Ahmiç.
Çmimet fituesve i dorëzoi ish-Kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesi./fri/kohaislame