-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ukraina pritet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Në Ukrainë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ka vendosur Këshilli i Sigurisë Kombëtare i vendit.

Pas një takimit të këshillit, zyrtari i lartë i sigurisë, Oleksiy Danilov, tha se gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset në të gjitha rajonet përveç se në Donetsk dhe Luhansk ku forcat ukrainase janë tashmë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia.

Ai tha se fillimisht gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, masa duhet të miratohet nga parlamenti ukrainas.

Ndryshe, Ukraina iu ka thënë qytetarëve të saj që të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëroi çdo ukrainas që ndodhet atje të largohet menjëherë.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të shmangen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit