-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

HUMBJA E DIJETARËVE – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Thotë Allahu i Lartësuar:
“A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s’ka kush që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.”
Suretu Er-ra’d, 41.

Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, në komentimin e fjalës ” pakësimi i tokës” thotë se kjo ka të bëjë me:
” Vdekjen e dijetarëve, fukahave dhe të zgjedhurëve të saj ( tokës )!” Tefsir Et-Taberi.

E Pejgamberi ynë i dashur Muhamedi alejhis-selam thotë:

” Do të vdesin njerëzit e mirë një nga një, e do të mbesin mbeturina si mbeturinat e elbit dhe hurmës të cilëve Allahu nuk do t’u jep ndonjë peshë.”
Vargu i haditheve të vërteta, 2993.

Dijetarët kanë thënë se vdekja e dijetarëve dhe njerëzve të mirë e të devotshëm është prej shenjave të Kijametit, prandaj sa t’i kemi në mesin tonë duhet t’i përkrahim dhe të qëndrojmë pranë tyre e të përfitojmë nga dija dhe sjellja e tyre, pa dijen e tyre do të ishim të humbur.
Zoti u dhashtë jetë të gjatë dhe të hajrit hoxhallarëve tonë…
Zoti mos na lashtë pa njerëz të dijës!
(Hoxhë: Irfan Salihu)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit