3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Biden i drejtohet botës: Putin e mori vendimin…

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së premtes, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe tha se Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë pranë Kievit, por gjithashtu e bëri të qartë se ende beson se Rusia do të sulmojë në ditët në vijim.

“Rusët pretendojnë se ukrainasit po planifikojnë të nisin një ofensivë të madhe në Donbas. A ka kuptim, pse tani, kur rusët kanë 150,000 trupa pranë kufirit të tyre, do të sulmojnë Donbasin?” tha Biden, duke shpjeguar:

“Ne kemi paralajmëruar për atë që po ndodh tani për javë të tëra – rusët po sajojnë sulme dhe po kërkojnë një justifikim për të sulmuar. Ata kanë rrethuar Ukrainën dhe duan të sulmojnë në ditët në vijim. Ne besojmë se objektivi i tyre është Kievi,” tha Biden.

Rusia ka një zgjedhje midis luftës dhe diplomacisë që do të siguronte një të ardhme të sigurt për të gjithë. Por unë jam i bindur se Putini synon të sulmojë Ukrainën, përfundoi Biden.

Zyrtari kryesor i sigurisë i Ukrainës, Oleksiy Danilov, akuzoi Rusinë të premten se po përpiqet të provokojë ushtrinë ukrainase për t’u kundërpërgjigjur me provokime në Ukrainën lindore, duke shtuar se Ukraina do t’i përmbahet rrugëve paqësore për t’i dhënë fund listës së krizës.

Presidenti rus Vladimir Putin të premten urdhëroi ministrin për krizat të udhëtojë në Rusinë juglindore dhe të organizojë strehim për njerëzit që largohen nga dy republikat e vetëshpallura në Ukrainën lindore, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore njoftuan të premten se një makinë ishte hedhur në erë pranë ndërtesës së qeverisë së tyre në Donetsk qendror, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Kjo është një nga arsyet e evakuimit të supozuar.

BBC ka dalë me prova që gjithsesi vënë në pikëpyetje pretendimin se evakuimi ka ndodhur vërtet dje. Më herët gjatë ditës së djeshme, udhëheqja e republikave rebele pro-ruse të Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore publikoi një video që detajon evakuimin e banorëve.

Pas një raportimi në rrjetet sociale, BBC kontrolloi meta të dhënat e videove të publikuara dhe zbuloi se të dhënat tregonin se ato ishin regjistruar të mërkurën, 16 shkurt – dy ditë më parë, pra para shpërthimit të fundit të armiqësive.

Kjo sugjeron se përshkallëzimi ishte i planifikuar paraprakisht. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit