1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Blinken, dy fjalë pas takimit me Ramën

Më të lexuarat

Sekretari i shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar me një mesazh të shkurtër pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Kryediplomati amerikan thotë se e kishte për kënaqësi të priste kreun e qeverisë shqiptare në takim, ndërsa ka kujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Ishte kënaqësi që të prisja kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ne festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Mezi presim 100 vitet e ardhshme!”, shkruan Blinken në postimin e tij në Tëitter.

Kujtojë se një ditë më parë, Blinken vlerësoi “traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për të ofruar një strehë të sigurt për ata që janë në nevojë, duke pritur afganët në rrezik”.

Gjithashtu, ai vuri në dukje “bashkëpunimin ton të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.

Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet ndërkohë në reagimin e DASH. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit