3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kancelari Scholz: Gjermania nuk do t’i japë armë Ukrainës

Më të lexuarat

Para vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në një intervistë për Televizionin e Parë Gjerman “ARD”, kancelari Scholz tha se ata po ndjekin strategjinë e hapur me aleatët në krizën e Ukrainës dhe deklaroi se është e rëndësishme të jenë në koordinim me Bashkimin Evropian (BE) dhe ShBA-ë në NATO.

Duke u shprehur se me vizitën e tij në ShBA do të kontrektizohen çështjet për të cilat ka kohë që është bërë progres, Scholz tha:

“Për shembull, së pari, si mund ta bëjmë të qartë se agresioni ushtarak kundër Ukrainës do të ketë një kosto të lartë për Rusinë? Ne e kemi theksuar gjithmonë këtë. Ne kemi bërë përgatitje shumë të qarta me ShBA-në, BE-në dhe të gjithë të përfshirë në këtë drejtim.”

Duke vënë në dukje se pjesa e dytë e strategjisë është qëndrimi në dialog me Rusinë, kancelari Scholz vuri në dukje rëndësinë e bisedimeve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në përgjigje të pyetjes nëse qeveria gjermane do të konsideronte dërgimin e pajisjeve të shikimit natën, bllokuesve (jammer) ose radiove në Ukrainë së bashku me 5.000 helmeta, Scholz theksoi se për vite me radhë qeveria gjermane ka ndjekur një rrugë të qartë.

Ne nuk japim armë për zonat e krizës dhe nuk e furnizojmë Ukrainën me armë sulmuese. Kjo është ajo që ka bërë edhe paraardhësja ime (Merkel). Kjo ishte e drejta dhe do të mbetet e drejtë”,- nënvizoi kancelari gjerman.

Scholz tha se edhe qasja e shumicës së popullit gjerman ndaj kësaj çështjeje është e njëjtë me atë të Qeverisë.

Duke thënë se ka një situatë krize, kancelari gjerman theksoi se ai e ndjen veten përgjegjës për parandalimin e një lufte në Evropë.

Scholz u pyet gjithashtu nëse është apo jo pjesë e sanksioneve kundër Rusisë gazsjellësi “Nord Stream-2”.

“Ne po bëjmë përgatitje konkrete. Po diskutojmë ngushtë me aleatët tanë në BE dhe me ShBA-të për sanksionet e mundshme. Këto do të jenë sanksione shumë të gjera dhe shumë të ashpra nëse do të jenë të nevojshme. Edhe pse përpjekjet tona aktuale synojnë të parandalojnë që sanksionet të bëhen të nevojshme”,- u përgjigj kancelari Scholz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit