10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan me mesazh falënderues: Përshëndes popullin mik dhe vëllazëror të Kosovës

Më të lexuarat


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Eminen, janë infektuar me coronavirus.

Pas bërjes publike të këtij lajmi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, i uroj shërim të shpejtë homologut të saj nga Turqia dhe bashkëshortes së tij.


“I uroj shërim të shpejtë presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zonjës së parë Emine Erdogan. Qoftë e kaluar”, shkroi Osmani.

Lexo po ashtu:
Erdogan u infektua me COVID-19, Vjosa Osmani i uron shërim të shpejtë
Erdogan u infektua me COVID-19, Vjosa Osmani i uron shërim të shpejtë
E këtë urim të Osmanit siç duket e ka mirëpritur presidenti turk i cili ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për urimin e saj.

“Zonja Presidente, unë dhe bashkëshortja ime dëshirojmë t’ju falënderojmë shumë për urimet tuaja të mira dhe të përshëndesim në praninë tuaj popullin mik e vëllazëror të Kosovës. Faleminderit”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Presidenti turk ka bërë të ditur se është në krye të detyrave dhe se po vazhdon punën nga shtëpia.

Ndryshe, Erdogan deri më tani është vaksinuar tre herë kundër COVID-19. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit