Rayan, 5-vjeçari nga Maroku që i mbajti frymën botës, u nxorr nga pusi në të cilin ra që nga e enjtja, duke përfunduar 32 metra në thellësi. Por fatalisht, ai nuk mundi të mbijetojë.
Ishte një operacion shpëtimi që u ndoq dhe nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare. Ekipet e shpëtimit gërmuan gjithë ditën dhe në fund ia dolën ta nxjerrin nga aty ku vështirë të nxirrej, ama pa jetë.
Ajo që mund të shihej ishin ekipet e shpëtimit që dolën nga tuneli i hapur apostafat duke mbajtur 5-vjeçarin me barelë.
Tekbiri(thirrja) “Allahu Akbar”(Zoti është më i madhi), ushtonte fort nga ata që po përjetonin fort emocionalisht daljen e të voglit. Por fundi nuk ka qenë i lumtur.
Kështu, i gjithë ai operacion shpëtimi disaditor, me shumë mund e stërmund, ku në pak ditë u hap dhe një tunel për të mbërritur te ai, në fund nuk pati rezultatin e dëshiruar. /tesheshi.com/