-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

BigMarket diskriminoj një vajzë muslimane vetëm për shkak të mbulesës, kërkohet bojkotim në tërë Shqipërinë

Më të lexuarat

Elsa është vajza që u diskriminua në punësim nga rrjeti i dyqaneve ushqimore të Shqipërisë BigMarket.
Elsa ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër dhe është vlerësuar në temën e diplomës me notën 10.
Ajo zotëron 3 gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht dhe turqisht.
Një vajzë energjike e komunikueshme dhe që rrezaton vetëm pozitivitet. Sot Elsa ka marrë një lajm i cili e ka thyer, trishtuar dhe e ka bërë të ndihet e bulllizuar.
Ndërkohë që bënte gati uniformën e saj të re të punës, për të filluar si kontabiliste pranë njërit nga filialet rrjetit të madh Big Market në qytetin e Shkodrës, pasi ishte pranuar me initervistë në atë filial, ajo ka marrë një telefonatë e cila i komunikon se pronari i madh i Big Market, ka dhënë urdhër të prerë se në ambientet e punës nuk mund të lejohet asnjë vajzë me shami, pasi s’duam të shfaqim haptazi bindjet fetare e politike në ambientin e punës. Urojmë se këtë radhë Elsa do ta fitojë kauzën e saj… sepse kauza e saj është e shumë vajzave si ajo.

Lidhur me rastin ka reaguar Lidhja e Hoxhallarëve e Shqipërisë, ata thonë se “me shumë shqetësim përcolli lajmin e fundit, ku një motër muslimane iu refuzua punësimi në një degë të rrjetit Big Market në qytetin e Shkodrës për shkak të mbulesës së saj. Mbulesa e femrës në Islam është një obligim hyjnor, që ka të bëjë me zgjedhjen e saj si një e drejtë e garantuar me kushtetutë në këtë vend.”

Hoxhë Bledi Shkrepi Bilal shkrepi shkruan ndër të tjera:

#RefuzojBigMarket
Paraja ime nga sot eshte haram te shpenzohet tek Big Market.
Une dhe familja ime nga sot nuk hyjme ne Big Market per te blere, deri sa te kerkohet falje publike nga drejtuesi i ketij rrjeti.
Motres tone nga Shkodra i eshte mohuar e drejta e fillimit te punes nga pronari i Big Marketit ne nje prej degeve ne Shkoder per shkak te hixhabit, pasi i ish komunikuar punesimi.
Drejtuesi i asaj dege te Big Marketit ne Shkoder mund ta kete bere gjithcka pa djenine dhe orientimin e zyres qendrore ne Tirane (sepse ne zyren qendrore ka edhe gra me shami qe punojne), mirpo aq publik eshte bere problemi, sa zyra qendrore ka detyrimin mora te sqaroj publikisht pozicionin e saj, te kerkoje falje per cfare ka ndodhur dhe te jap garancine qe sdo te perseritet, per aq kohe sa ka ndodhur nen emrin e Big Marketit.
Kompania nen emrin e te ciles refuzohet shprehimisht punesimi i nje myslimani per shkak te praktikimit te Islamit, haram ti behen parate e myslimaneve shqiptar.
I derguari i Allahut alejhi salatu ue selam ka thene: “Kush e ndihmon myslimanin kur ai nuk eshte i pranishem e ndihmon Allahu ne kete jete dhe ne jeten tjeter” trans imam Bejhakiu dhe e ka vlersuar te mire hadithin shejkh Albani
Shoku i te derguarit të Allahut alejhi salatu ue selam ka thene: “Jemi urdheruar me shtate gjera: viziten e te semurit, shoqerimin e xhenazes, thenien Allahu te meshirofte atij qe teshtin, kthimin e selamit atij qe na jep selam, pergjigjen e fteses se atij qe na fton, permbushjen e betimit dhe ndihmen e atij qe i eshte bere padrejtesi” trans imam Bukhariu dhe imam Muslimi
Ndihma e motres tone me bojkotin tone ndaj Big Marketit eshte ndihme per fene tone, per cdo mysliman dhe garanci ndihme prej Allahut per mua dhe ty ne dynja dhe ahiret.
Zoti i bashkofte zemrat, vendimet dhe qendrimet e myslimaneve shqiptar per gjithcka me interes te pergjitheshem per ata, shoqerine dhe vendin tone!

 

Edhe Hoxhë Ahmed Kalaja shkruan

“BigMarket nje nga pikat në Shkodër.
Komunizmi e ka lënë këtë popull me pasoja.
Viruset e tij vazhdojne te jene aktive ne shoqerine shqiptare pos moniste.
Presim reagim sa me te shpejte nga Big Market.
Na siguroni nje kontakt me motren pasi kemi gjetur vend pune me shami e hixhab mbi te gjitha me krenari!
Poshte bulizmi!
Poshte diskriminimi!
Poshte racizmi!
Feja edhe besimi nuk eshte opium siç predikonte komunizmi; po, jetë edhe drite.”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit