Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është e gatshme të mirëpresë takimin e Presidentit ukrainas, Vladimir Zelenskiy dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është e gatshme të mirëpresë takimin e Presidentit ukrainas, Vladimir Zelenskiy dhe Presidentit rus, Vladimir Putin.
Presidenti Erdogan, i cili me ftesë të Zelenskiy shkoi në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, për të marrë pjesë në Takimin e dhjetë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqisë dhe Ukrainës, u takua me Zelenskiy në Pallatin Marinskiy.
Pas takimit kokë më kokë të liderëve u zhvillua edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Pas ceremonisë së nënshkrimit, presidenti Erdogan dhe Zelenskiy dolën në një konferencë për shtyp.
Erdogan tha: “Kam kënaqësinë të vizitoj partnerin tonë strategjik, Ukrainën pas dy vitesh. Dua të ritheksoj se ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë. Turqia është e gatshme të presë takimin e liderëve (Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy dhe Presidenti rus Vladimir Putin).”
Ai tha se tha se Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për t’i dhënë fund krizës mes dy vendeve mike, fqinje të saj në Detin e Zi.
Duke theksuar se janë duke vlerësuar hapat që mund të ndërmerren për të rritur vëllimin tregtar mes dy vendeve në objektivin prej 10 miliardë dollarësh me Zelenskiy, Erdogan tha: “Marrëveshjet që kemi nënshkruar janë një simbol i vullnetit për të çuar përpara partneritetin tonë strategjik.”
Edhe Zelenskiy, tha: Marrëveshja që nënshkruam sot do të zgjerojë prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar (dronë) në Ukrainë. Dëshiroj të falënderoj Turqinë dhe Presidentin Erdogan për mbështetjen e integritetit tonë territorial. Falënderojmë gjithashtu Turqinë për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë në rrugën për t’i dhënë fund luftës.”