3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Si i humbi Putin 15 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk i pëlqen që të jetë i varur nga Perëndimi.
 
Atij as nuk i pëlqen që të jetë i varur nga kapriçot e kursit të këmbimit të valutave perëndimore.
 
Para disa vitesh ai nisi që të kthente rezervat ruse në ar, në mënyrë që të mos jetë i varur nga kursi i këmbimit të dollarit.
 
Por gjërat nuk shkuan siç duhet.
 
Siç raporton Welt, ai ka humbur si pasojë rreth 15 miliardë dollarë.
 
Rusia i ka trefishuar rezervat e saj në ar që prej vitit 2007.
 
Para tetë vitesh kishte 400 ton, tani thesari rus ka rreth 1275 ton.
 
Vetëm në qershor janë shtuar rreth 24.2 ton.
 
Sot Rusia është e gjashta në botë për rezervat e arit.
 
Por edhe pse Kremlini ka shtuar rezervat e arit, vlera e tyre është njësoj si në vitin 2011: rreth 45 miliardë dollarë.
 
I gjithë thesari i shtetit ka një vlerë prej 358 miliardë dollarë.
 
Nëse llogaritet çmimi aktual i arit, Rusia ka humbur plot 15 miliardë dollarë.
 
Shkak janë turbulencat e forta në tregun e metaleve të çmuara.
 
Ari nuk është më i preferuari i investitorëve dhe vlera e tij është ulur në mënyë dramatike.
 
Një pllakë ari ka rënë poshtë 1100 dollarë, kaq e ulët ka qenë vlera në mars të vitit 2010.
 
Një përmirësim i situatës nuk duket gjëkundi në sfond.
 
Gazeta citon ekspertët, që thonë se vlera e arit në tregje mund të bjerë poshtë 1 mijë dollarë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit