-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Çmimet botërore të ushqimeve thyen rekorde në Janar

Më të lexuarat

Çmimet botërore të ushqimeve u rritën me 19.5 për qind në nivel vjetor, treguan të dhënat nga janari i këtij viti, ndërsa i publikoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s (FFPI) ishte 135,7 pikë muajin e kaluar, 22,2 pikë më shumë nga janari 2021 ndërkohë që të gjithë nëngrupet shënuan rritje të ndjeshme.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s gjurmon ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të pesë grupeve kryesore ushqimore.

Indeksi i çmimeve të grurit u rrit 12.5 për qind nga viti i kaluar, në 140.6. Indeksi i çmimit të vajit vegjetal të FAO arriti nivelin më të lartë muajin e kaluar, duke u rritur për 47.6 pikë në 185.9 nga janari 2021.

Indeksi i çmimeve të sheqerit u rrit me 19.7 për qind në nivel vjetor ndërsa çmimet e mishit u rritën për 17.3 për qind në janar në nivel vjetor për shkak të kërkesës së fortë globale.

Indeksi i çmimeve të qumështit ishte mesatarisht 16.9 për qind më i lartë se në vitin 2020./Anadolu Agency/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit