Banorët palestinezë në Jeruzalem, kanë reaguar ashpër pasi që policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem,vend ky i treti i shenjtë në fenë Islame.
Izraelitët hodhën bomba me gaz lotsjellës brenda xhamisë duke bllokuar kështu hyrjen në vendin e faljes,raporton La Repubblica.
Ndërsa në kohën e ndërhyrjes së policisë kishte të pranishëm mjaft besimtarë duke bërë lutjet fetare.
Ky incident normalisht pritet të përkeqësoj situatën pasi forcat izraelite shikohen si një kalim i të të gjitha caqeve.
Andaj në rrjetet sociale është përhapur indinjimi i myslimanëve në të gjithë botën ku dënohet edhe ”sulmi sionist” në vendin e shenjtë.