-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Jam ndier shumë i turpëruar me rastin e Ëmblës – Hoxhë Sali Ibraimi

Më të lexuarat

Jam ndier shumë i turpëruar me rastin Ëmblës e cila u larguar nga shkolla pas një peticioni të prindërve dhe nxënësve, dhe pastaj kjo kërkesë u pranua nga shkolla.

O Gostivaras, o bashkëvendasit e mij. Ku na mbeti besimi jonë në Allahun?!! Ku na mbeti humanizmi jonë i dëshmuar me vite?!! A nuk i besuam All-llaht?!! A nuk i besuam Atij që na krijoi dhe na bëri vëllezër në mes veti dhe si të tillë duhet trajtuar njëri thetrin.
E rikujtoj vetën time dhe juve me këtë fjalë të Allahut:

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِخۡوَةٞ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَ أَخَوَيۡكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ

S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
(El-Huxhurat, 10)

Profeti Muhammed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) thotë: “Nuk është besimtarë ai person i cili nuk ia don vëllaut të vet atë që ai don vetes”
A do të ia dëshironte dikush vetes dhe familjen së tij një gjendje të tillë?

Mos të tallemi as të mos i keqtrajtojmë ata që i ka krijuar All-llahu më ndryshe, ngase ka mundësi që All-llahu ti shpëton ata nga sprova dhe të na sprovon neve ose familjen tonë me atë provë por edhe më rëndë. Andaj le ti largojmë sprovat nga vetja jonë dhe familja jonë duke u ndihmuar të sprovuarve.

Pastaj le ta dimë se çdonjëri nga ne është i sprovuar me diçka, vetëm Allahu është Komplet dhe i Plotë.

E lus Allahun që të na ruaj vlerat e imanit dhe traditat e humanizmit që i ka pasur populli ynë dhe të largoi nga mesi ynë çdo të keqe. Amin

  • Hoxhë Sali Ibraimi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit