4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përfaqësuesit e BE, NATO, OSBE, ShBA diskutuan përgjigjen ndaj Lavrovit

Më të lexuarat

Raportohet se zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), NATO-s, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë diskutuar përgjigjen që do t’i jepet letrës së dërguar nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

Sipas një deklarate nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, biseda telefonike katërpalëshe u zhvillua mes Borrell, Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministrit të Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, vend që mban kryesinë e radhës së OSBE-së.

E njëjta deklaratë thotë se gjatë bisedës telefonike u diskutua “grumbullimi ushtarak i Rusisë brenda dhe rreth Ukrainës, zhvillimet dhe aktivitetet diplomatike në lidhje me kërkesat e Moskës për riorganizimin e sigurisë evropiane, përfshirë letrën e Lavrov të datës 31 janar”.

“Në hartimin e përgjigjeve, Borrell, Blinken, Stoltenberg dhe Rau riafirmuan nevojën për të ruajtur parimet thelbësore të arkitekturës evropiane të sigurisë”,- thuhet në vijim të deklaratës.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e OSBE-së si platforma e duhur për diskutime të tilla.

Në propozimin e saj për një marrëveshje mbi garancitë e sigurisë në Evropë dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe NATO-s dhjetorin e kaluar, Rusia kërkoi që NATO të braktiste zgjerimin e saj drejt lindjes dhe të tërhiqte forcat e saj nga Evropa Lindore.

Në përgjigjen që NATO dhe ShBA i dhanë Rusisë javën e kaluar thuhej se politika e dyerve të hapura të NATO-s do të vazhdojë dhe se NATO dhe ShBA janë të gatshme për të negociuar çështje të tilla si: kontrolli i armëve dhe çarmatimi.

Shtypi i djeshëm amerikan bëri të ditur se administrata amerikane kishte marrë më 31 janar një letër nga Rusia, por zyrtarët e Departamentit të Shtetit nuk kishin bërë komente lidhur me përmbajtjen e letrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit