2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prodhuesit në krizë e me fitime minimale, doza e tretë si pengesë shtesë

Më të lexuarat

Pandemia ka shkaktuar mungesë të lëndës së parë e fuqisë punëtore, duke bërë që të ketë edhe rritje të çmimeve të produkteve, i tha Ekonomia Online pronar i kompanisë “Meka”, Burim Piraj.

Sipas tij, fitimi është minimal dhe bizneset janë në krizë, duke shtuar se kjo do të ndikojë edhe në rritjen e nivelit të papunësisë, por edhe mungesën e fuqisë punëtore për shkak të ikjes së të rinjve nga vendi.

Ai shtoi kërkesa për dozën e tretë të vaksinës për të hyrë në Kosovë është e paarsyeshme.

“Vështirësitë vetëm sa janë krijuar. Ka kaluar një kohë shumë e gjatë që pandemia ka shkaktuar ndryshime të mëdha dhe jemi në një segment kur ato ndryshim tani po ndikojnë në jetën e qytetarëve. Me ose pa dije institucionet kanë marrë hapa të ndryshëm të cilët e kanë vështirësuar biznes bërjen dhe ka ardhur koha që edhe në botë ka mungesë të lëndës së parë fuqisë punëtore, ka mungesë të mjeteve të transportit, të gjitha këto kanë shkaktuar një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e çmimit të produkteve dhe për momentin kemi rritje të çmimit enorme të lëndës së parë”.

“Fitimi i kompanive është minimal. Te bizneset kemi krizë për arsye se nuk jemi në gjendje të funksionojmë sikur përpara për shkak të mungesës së transportit të lëndës së parë, të lejeve të transportit gjë të cilat nuk ekzistojnë. Niveli i papunësisë do të rritet dhe prapë do të ketë probleme për të gjetur fuqi punëtore kompanitë. Doza e tretë është e paarsyeshme sepse nuk ka rëndësi a është dikush i vaksinuar me tri doza ose jo”.

“Ne si Kosovë nuk mundemi qytetarëve të huaj t’iu vendosim kushte për të qenë të vaksinuar. Ne mund të merremi me popullatën tonë, por jo me popullatën e huaj. Mendoj se vetëm një vërtetim për vaksinë mjafton. Qeveria nuk duhet të vonohet aspak sepse duhet t’i rishikojë të gjitha masat dhe t’i heqë ndalesat dhe certifikatat për vaksinim se janë të paarsyeshme”, tha Piraj.

Ndërsa, pronari i Kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi tha se Kosova po kalon krizë të madhe sa i përket rritjes së çmimit të produkteve, duke paralajmëruar rritje deri në 5%.

Megjithatë, Palushi theksoi se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur në sektor të caktuar.

“Duke marrë parasysh krizën që po kalon Kosova është e pamundur që të mos ketë rritje të produkteve të prodhuara në Kosovë sepse ato të cilat po importohen janë rritur në një përqindje të lartë.  Por rritjet nuk do të jenë të mëdha maksimumi mund të jetë 3 deri në 5% dhe mendoj që produktet të cilat po eksportojmë. Tani më i kemi rritur çmimet nga 1 janari dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë ndikim negativ në treg sepse edhe produkte tjera në ato vende janë rritur dhe kjo nuk ka paraqitur problem të theksuar në zvogëlimin e kërkesës për këto produkte”.

“Kriza veç ekziston sidomos në dy vjetët e fundit për shkak të pandemisë. Por ne besojmë që do të tejkalohet kjo krizë marrë parasysh se është rritur kërkesa për produkte sidomos te ato që i ekspertojmë sepse gjatë vitit 2021 kemi pasur rritje 50% të produkteve që kemi eksportuar. Ne kemi ruajtur stabilitetin financiar. Kriza më e madhe do të ndodhte sikur të vazhdonte kriza me furnizim me energji por duket që është tejkaluar she shpresojmë se nuk do të kemi problem. Mungesa e fuqisë është vërejtur në sektor të caktuar në ndërtimtari. Besoj që një pjesë të përgjegjësisë e kemi si punëdhënës sepse duhet të bëjmë të pamundurën që punëtorët të mbeten këtu sepse fuqia punëtore janë prej aseteve më të vlefshme që ka kompania”, tha Palushi.

Sipas tij, vështirësi shtesë është edhe doza e tretë që po kërkohet për akterët të cilët dëshirojnë të vizitojnë kompaninë, duke theksuar se shpreson që kjo masë të jetë e përkohshme, raporton EO.

“Kjo është vështirësi shtesë sidomos për akterët tanë në rast se do të donin ta vizitonin kompaninë tonë, por shpresojmë që është e përkohshme dhe presim që pas një javë të hiqet. Mirë është që doza e tretë nuk po kërkohet për shoferë të cilët vijnë me mallra. Kjo nuk duhet të ndodhë për partnerët dhe afaristët që do duan të vizitojnë Kosovën dhe besoj që kjo do të miratohet nga ana e Qeverisë që të mos ketë pengesa”. /EkonomiaOnline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit