Paketa e rregullave të mirësjelljes… nga baballarët tek fëmijët…
Nevojitet, që çdo prind të depozitojë në mendësinë e tij të edukimit të fëmijëve, këshillat dhe rregullat e mirësjelljes në vijim:
1. Kur të kërkojë, të falënderojë: Gjenden dy fjalë magjike, fjala “të lutem” kur kërkon diçka, dhe fjala “faleminderit” kur të kryhet kërkesa. Edhe kur ti si prind, t’i bësh një të mirë vogëlushit apo vogëlushes tënde, duhet t’ia mësosh atij/asaj këto dy fjalë, që ato t’i bëhen shprehi fëmijës. Çdo person ka nevojë të ndjehet i vlerësuar, kur kryen një punë për të tjerët, edhe nëse ky person është një fëmijë. Fjala “faleminderit” është metoda më e mirë për t’u shprehur mbi të mirën që të bëhet, ndërsa edhe më e mirë se ajo është fjala “të lutem”, që formën urdhërore e shndërron në kërkesë që bart sensin e vullnetarizmit, madje nga një kërkesë e bezdisshme e shndërron në një kërkesë, që lë shije të mirë kur kryhet.
2. Titujt apo nofkat: Fëmija i vogël nuk pyet për titujt apo nofkat nderuese, me të cilat fëmija u drejtohet të rriturve kur i thërret, pasi fëmija në vitet e tij të para nuk arrin të arsyetojë mbi këtë, ndaj dhe nuk bën, që atij t’i merret në konsideratë kjo gjë. Por, kur fëmija arrin në një periudhë moshe relativisht të vogël, por që fillon të kuptojë, duhet që ne t’i mësojmë atij që kur t’i thërrasë të tjerët, të përdorë titujt apo nofkat nderuese, pasi nëse nuk do edukohet në këtë formë, ky keqkonceptim i tij, do përkthehet më pas në edukatë të dobët.
3. Edukata e të ngrënit: Edukata e tryezës së ushqimit është e përbashkët për të mëdhenjtë dhe të vegjlit, përveç disa ndryshimeve të vogla. Nëse mund të thuhet se ka ndryshim, ai është edukimi i fëmijëve që të mos flasin, të mos bëjnë lëvizje të shumta dhe të mos bërtasin gjatë ushqimit. Gjithsesi duhet marrë në konsideratë rasti, kur vakti i ushqimit zgjat aq sa fëmija nuk mund të durojë të qëndrojë ulur dhe e ka të vështirë të angazhohet me edukatat që përmendëm.
4. Privatësia: Që fëmija yt të respektojë privatësitë e të mëdhenjve, duhet që edhe ti medoemos t’i respektosh gjërat e tij private përmes këshillave në vijim:
a. Mos ua prish bisedat e tyre!
b. Mos i dëgjo bisedat e tyre private në telefon!
c. Mos i spiuno dhe mos i përgjo!
d. Mos kontrollo sendet e tyre personale!
e. Trokiti derës dhe merr leje kur të hysh tek ata!
Mos u habit nga këto këshilla, pasi edukimi i fëmijës në periudhat e para të moshës dhe në ato që vijojnë, është vetëm “pasqyra që reflektojnë sjelljet e dy prindërve dhe imitimi i verbër i tyre“.
5. Ndërhyrja: Fëmijët njihen për ndërhyrjet e tyre në bisedat e më të rriturve. Nëse fëmija yt e bën një gjë të tillë, orientoje aty për aty, gjatë ndërhyrjes së tij dhe mos prit, që një gjë e tillë t’i bëhet shprehi atij.
6. Loja: Përmes sjelljes pasive që fëmijët ushtrojnë gjatë lojës, pa u hetuar nga prindërit, zhvillohen tek fëmijët një sërë metodash edukative:
a. Shpirti i bashkëpunimit.
b. Respektimi i të tjerëve.
c. Mirësjellja dhe delikatesa.
d. Mosrënia në vetëkënaqësi dhe egoizëm.
Edukimi në fjalë i fëmijëve është më produktiv përmes pjesëmarrjes së prindërve në lojërat e tyre, sepse në këtë mënyrë fëmijët janë të predispozuar të imitojnë reagimet e prindërve.
7. Është e domosdoshme, që kur fëmijët i përshëndesin më të rriturit në moshë, të mësojnë t’u japin dorën, t’u drejtohen atyre në emër dhe t’i shohin në sy. Ty si prind të del detyra, që t’ua mësosh fëmijëve këto gjëra dhe ta ushtrosh atë vazhdimisht me to.
8. Rregullat lidhur me telefonin: Kur fëmija thotë fjalët e tij të para, prindi ndihet shumë i lumtur që fëmija i tij është rritur, sidomos kur e sheh fëmijën e tij t’u telefonojë shokëve të vet… ndërsa disa prindër të tjerë i vë në siklet një gjë e tillë. Nuk ka pengesë, që fëmija të flasë në telefon, pasi t’i ketë nxënë fjalët e duhura dhe mënyrën e përçimit të tyre tek më të mëdhenjtë.
9. Edukimi brenda dhe jashtë: Të gjitha normat që përmendëm, nuk kufizohen vetëm në shtëpi, por ato vlejnë për çdo vend dhe për çdo situatë, për gjyshërit, për prindërit, shokët, tryezën, bisedat, restorantet, shkollat dhe klubet.
…